Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 »
Trego 244 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Cila thenie personale ju ka lene pershtypje, cila ju pelqen. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6954)


Postuar nga Demokrate4ever datë 03 Shtator 2005 - 23:37:

Asgje nuk eshte me e rrezikshme ne bote, se injoranca e sinqerte dhe nje budallik i vetdishem ...(M.L King)


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 00:00:

Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre; trimat e provojnë vdekjen vetëm një herë. ( Shekspir )


Postuar nga Demokrate4ever datë 04 Shtator 2005 - 06:14:

Nese nje burre akoma s'ka zbuluar per cfare te vdesi,akoma s'ka filluar te jetoje.(Martin Luther King)

Shpirti lind i vjeter,dhe shnderrohet ne i ri. Ja komedia e jetes
Trupi lind i ri dhe shnderrohet ne i vjeter. Ja dhe tragjedia e jetes.
(Oscar Wilde)


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 07:19:

Ç'është kopracia? Eshtë të rrosh në varfëri nga frika se mos bëhesh i varfër ( S.Bernard )
Ajo që mendon,u përket të gjithëve, vetëm ajo që ndien është e jotja ( Shiler )


Postuar nga Demokrate4ever datë 04 Shtator 2005 - 07:53:

Nje mik i vertete te merr per dore dhe te prek ne zemer.

Mos u mendo shume, gjerat e mira ndodhin atehere kur nuk i pret.
(Gabriel Garcia Marquez)

Vertet jeni nje publik i mrekulluar. Perkundrazi me thoni :Ku ndodheni neser mbrema qe te vij tu shikoj:!. (Laurence Oliver)


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 09:27:

Kur e drejta nuk ka forcen, ajo quhet e keqja. ( Wilde )


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 09:48:

Kur jemi të lumtur, ne jemi gjithnjë të mirë, por kur jemi të mirë s`është se ne jemi gjithnjë të lumtur. ( Wilde )


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 10:21:

Dhimbja është piktori i madh i portreteve. E ndodh rallë që modeli ta dojë piktorin e vet. ( Suares )

Budallai kokën si njeri e ka, por kur flet e merr vesh se ç'mall është. ( Populli )

Kjo Akademi është objekti sekret i dëshirave të të gjithë njerëzve të letrave. Ajo është si një dyshek, për të cilën ata bëjnë këngë e epigrame deri sa ta kenë shtënë në dorë, e që e neglizhojne sapo ta kenë zoteruar atë. ( Volter )


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 10:46:

Në dashuri, ashtu si dhe në art, delikatesa është virtyt i të dobëve. ( Rey )


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 10:50:

Altruizmi, kjo dashuri abstrakte e njerezimit, pothuasje gjithnje,s`eshte gje tjeter vecse egoizem.

Dostoievski


  Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 »
Trego 244 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.