Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 172 173 174 175 176 177 178 179 180 [181] 182 183 184 185 186 187 188 189 190 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga shelgu datë 06 Mars 2009 - 07:33:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Cedrus
Kritiken e ke me se me vend kete radhe. Te them te drejten ne ato dy strofat e para sikur po perpiqesha te vendosja ca shenja pikesimi si semaforet ne unazen e Tiranes ( megjithese une kurre nuk kam qene i sakte ne kete pune ), por ne ajo e fundit po shkruaja sikur po me ndiqte ndokush nga mbrapa te me prishte mendimet dhe i harrova fare ato te uruara shenja pikesimi. Dmth ta kisha llafin qe nuk ka te beje fare me modernizimin apo c'modernizimin e poezise se sa me ate qe te thashe me lart. Se me sa di une ( jo se jam specialist ) edhe keto modernet i permbahen ligjeve te gramatikes apo jo?

Nejse rendesi ka thelbi apo jo?? hehehhe
Flm qe me lexon

ingmetalboy



Posi ore ashtu eshte, une te lexoj me deshire dhe gezohem sinqerisht nga larmia e mendimeve dhe figurat e gjetura bukur. Persiri i qendroj kritikes sime ne lidhje me perfundimin e nje poezie. Une mendoj se ndertimi i nje poezie eshte dicka shume serioze, ne ndryshim nga llafet e parendesishme e nganjehere pa kuptim qe hedhim nadej ketej neper forume. Mendoj se shenjat e shkrimit kane rendesi per te transmetuar sa me sakte mendimin qe ke.

Perderisa ti e hedh nje poezi diku, kjo tregon se ti i ke dhene asaj qe ke shkruar te drejten qe te lexohet nga te tjeret. Une si i huaj dua ta marr mendimin sa me te sakte, te lexoj rreshtin e pare, te qendroj e te marr fryme, te mendohem pak per ta asimiluar dhe me vone te vazhdoj me nje tjeter verse. Pikerisht kete gje e bejne shenjat e pikesimit, qe neper poezi marrin nje rendesi te vecante. Poeti i thote lezuesit: ketu ndalo dhe ketu lexo me shpejt, ketu mendohu, ketu nuk ja vlen.

Ja kjo eshte edhe arsyeja qe te kritikova pak me pare.

PS Kritike nuk do te thote sharje, aspak, por deshire per te pare ne nje nivel me te mire ate qe ke para syve.

 


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 172 173 174 175 176 177 178 179 180 [181] 182 183 184 185 186 187 188 189 190 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.