Forumi Horizont | Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 1842 1843 1844 1845 1846 1847 1848 1849 1850 [1851] 1852 1853 1854 1855 1856 1857 1858 1859 1860 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
Lexova per disa momente mesazhet e kesaj teme. S'i kisha lexuar me pare komentet qe me ledhatojne egon time prej krijuese. Edhe e ndjej se si me prek thelle ne shpirt nje ndjenje e brisht e cila me kujton te gjitha ato momente kur une ngrihesha ne erresire, vendosja kembet e zbathura ne dyshemen e ftohte dhe kerkoja midis librave per bllokun tim te shenimeve me nje nervozitet e padurim te cuditshem. Hapja faqet edhe me gishta kerkoja cepat e faqeve edhe filloja shkruaja mendimet qe kerkonin vetem te hidheshin diku, per te mos humbur, per mos tu shuar ne frymemarrjet e pergjumura te nates. Me kujtohet pothuajse cdo poezi; ku kam qene e si e kam krijuar. Me kujtohen fjalet te cilat kokeforta refuzonin te perputheshin ne rrime me te tjera fjale. Me kujtohen fjale rebele te cilat s'guxoja as une vete qe ti hiqja nga vargu...
Me kujtohen ato momente kur shpirti im kerkonte te fliste edhe i gllaberonte faqe te tera te bllokut si i babezitur.
Edhe u rikujtova sot per gjithecka. E desha t' ju falenderoja qe me rikthyhet grimca te tilla nostalgjie qe me perkedhelin shpirtin!
Mos harroni te buzeqeshni!
Gjithsej 3362 faqe: « E parë ... « 1842 1843 1844 1845 1846 1847 1848 1849 1850 [1851] 1852 1853 1854 1855 1856 1857 1858 1859 1860 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.