Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 20 Gusht 2009 - 20:16:

Post

Ja ku jemi perseri ne te njejten pike.  Aty  ku perzihen bashke miqesia, dashuria, deshira, hezitimi, dyshimi, frika, krenaria dhe kokfortesia.  Ti me njeh mire dhe ke frike te me humbasesh.  Por ajo qe nuk di eshte se as une nuk dua te te humbas  cfaredo qe te ndodh midis nesh.
Asnjehere nuk do te pranoja te humbisja nje mik si ty, te humbisja lojrat tona, kujtimet tona , shetitjet dore per dore sebashku, perqafimet e sinqerta, pranine dhe miqesine e pakushtezuar kur njeri nga ne  kalonte momente te veshtira , ose thjeshte ishte I merzitur.
Ne kemi qene gjithmone “aty” per njeri-tjetrin dhe kjo nuk  duhet te ndryshoje tani , edhe pse e pranoj qe ka momente qe me ve ne siklet me shikimin tend te embel  apo me fjalet e ngrohta.
Te dy e dime te verteten e fshehur , ate qe asnjeri nga ne nuk mundet ta artikuloje nga frika e humbjes.
Por une asnjehere nuk kam per te qene aq e forte sa per te pranuar humbjen e nje miku si ty.
Te perqafoj fort , fort, fort…
 


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.