Forumi Horizont Gjithsej 224 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit »
Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Dashurojme vetem nje here ne jete???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=173)


Postuar nga Hope datë 01 Nëntor 2006 - 21:16:

Une besoj se ne si njerez kemi potencialin te dashurojme me shume se njehere. Kete e ka treguar jeta, eksperienca jone apo e te tjereve. Por mendoj se duhet te kemi shume kujdes. Kur ne dashurohemi, te pakten po flas per rastin kur dashuria eshte e kthyeshme, jane ne mes ndjenjat jo vetem tonat por dhe te dikujt tjeter. Dashuria nuk eshte vetem ndjenje, eshte vendim, eshte besnikeri, eshte dedikim, vleresim per dike. Une te dashuroj tani dhe vendos ne zemren time dhe ne mendjen time qe do ti perkushtohem kesaj dashurie me te gjitha forcat e mia. Per mendimin tim kjo eshte dashuria e vertete. Pastaj te tjerat nuk e di a quhen tamam dashuri, apo ndjenja dhe pasione te momentit. Zoti na ndihmofte ne dashurite tona, qe te dashurojme me zemer dhe me sinqeritet pa menduar vetem per veten tone, por dhe per tjetrin.

Kur kam qene ne gjimnaz ka qene nje poezi dashurie qe me vjen keq nuk e mbaj e kujt poeti ishte , por mbaj mend disa vargje qe nuk i kam harruar.

"Dhe kur dashurohesh, dashurohu n'flake e n'vale
e jo ne sy te kalter
se behesh det i cmendur pendimi..."


  Gjithsej 224 faqe: « E parë ... « 177 178 179 180 181 182 183 184 185 [186] 187 188 189 190 191 192 193 194 195 » ... E fundit »
Trego 224 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.