Forumi Horizont Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 178 179 180 181 182 183 184 185 186 [187] 188 189 190 191 192 193 194 195 196 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga Fajtori datë 25 Tetor 2006 - 15:31:

Pyetja 68: ne cilen faze te gjumit mendohet se enderrojme?

Cod. A25102006

Gjumi ka 4 faza plus nje faze qe quhet REM (Rapid Eye Movements). Endrrat mendohet se shikohen ne fazen REM. Matjet elektroencefalografike tregojne se ne kete faze ka shkarkime elektrike qe fillojne ne trungun e trurit (midbrain) dhe ngjiten lart ne thalamus per te perfunduar ne kore (cortex). Keto quhen pons-geniculo-lateral spikes.

Cfare e karakterizon fazen REM eshte nje diskutim i gjate dhe tani nuk kam kohe ta spjegoj. Megjithate mbani mend se kur nje person mbetet pa gjume ka tendencen qe te rekuperoje me se shumti kete pjese te gjumit. Nje person qe nuk fle prej disa ditesh kalon shume shpejt ne fazen REM dhe gjatesia e kesaj faze rritet per te kompensuar ditet qe nuk ka fjetur ne kete faze. Nje eksperiment interesant eshte bere duke ndaluar njerezit te kalojne ne fazen REM. Me pak fjale sapo kalonin ne REM i zgjonin. Efektet e ketij eksperimenti nuk i mbaj mend, duhen kerkuar.

Pyetja 70: Pse njerezit (dhe kafshet flene)? Cfare funksioni ka ky fenomen qe na merr 30% te jetes (mendo 8 ore ne dite)?

Idete jane te shumta, por misteri i gjumit nuk eshte zbuluar. Nje nga lidhjet me direkte ka te beje me sistemin imunitar. Eshte vene re se njerezit nje renie drastike te sitemit imunitar kur nuk flene. Nese ju ka qelluar te rrini pa gjume ndonjehere do e keni pare se pas pak ditesh pagjumesie ju dalin kollaj pucra ose infeksione te vogla (qe per mendimin tim vijne prej renies se sitemit imunitar). Sidoqofte mbani mend vetem se njeriu vdes me shpejt nga pagjumesia sesa nga uria. Gjithashtu kini parasysh se gjumi ka lidhje me oren biologjike, pra me gjithe mbarevajtjen ditore. Nje kerkim interesant ne Universitetin e Torontos tregon se ka nje spostim te ciklit te gjumit tek adoleshentet, te cilet behen me shume "late persons" (spostojne oraret e jeteses me vone). Nderkohe edhe te rriturit mund te ndahen ne "early persons" dhe "late persons". Tani, kjo preference reflektohet ne jete, pasi "late persons" jane me te irrituar gjate paradites dhe japin maksimumin pasdite. E njejta gje vlen anasjelltas. Keshtu qe gjumi nuk eshte vetem gjume, ju influencon kusurin e jetes.


  Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 178 179 180 181 182 183 184 185 186 [187] 188 189 190 191 192 193 194 195 196 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.