| Forumi Horizont | Gjithsej 3727 faqe: « E parë ... « 178 179 180 181 182 183 184 185 186 [187] 188 189 190 191 192 193 194 195 196 » ... E fundit » Trego 3727 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18332)
Arome boje.
Po shkruaja diçka me nje stilolaps dhe papritmas, stilolapsi ndali se shkruari... E hapa siç beja dikur ne bankat e shkolles ato stilolapsat e improvizuara me tub bakri, ku futnim ato rezervat kineze qe kushtonin 12 lek ose 1.2 leke te reja, i hoqa me mundim majen metalike dhe nisa ti fryj bojes te shtyj poshte, ndersa po i fryeja aroma e bojes me perçoji thelle ne kujtese, ne ato vite te largeta ku gati çdo dite i fryja rezervave dhe nganjehere, ne fakt shpesh, gishtat me ndoteshin me boje. Qesha me vete dhe mu kujtua nje episod , isha i vetmi ne klasen time qe kisha stilograf, e kisha gjetur natyrisht, dhe sa shume i jam gezuar atij stilografi qe gjeta dhe as qe me vinte merak per ate qe kishte qare, ndoshta, kur e kishte humbur...
Ps: Jo se harrova.
Kur bente ngrohte shume boja rridhte vete dhe ngjyroste xhepin e kemishes apo pantallonave dok me xhepa ne forme dardhe dhe tub tek kembet.
| Gjithsej 3727 faqe: « E parë ... « 178 179 180 181 182 183 184 185 186 [187] 188 189 190 191 192 193 194 195 196 » ... E fundit » Trego 3727 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.