Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 178 179 180 181 182 183 184 185 186 [187] 188 189 190 191 192 193 194 195 196 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga Pleshtja datë 03 Mars 2008 - 21:50:

Sa here kam dashur ti hell copezat e jetes time ne kete faqe dhe ja po e bej! Nuk e di arsyen thjeshte vendosa te bashkohem me shpirtrat e tjere,ose eshte ndoshta monotonia e ketyre diteve te tymosura me tymin e enigmes...sa here e i ula syte para vetes time ne turp, sa here e shkunda koken per te larguar nga shpatullat hijen e rende, sa here e pickova ndjenjen time per ta zgjuar nga mpirja e brendshme...ah ngjyra grih ka mbuluar boten, ka zene vend ne shpirtin tim dhe eshte bere mburoje e saj, e ula perseri syrin e turpshem, nuk doja ne sy te shikoja vetmine time, buzeqeshja jote e ngrire ne muret e zemres time, nje copez arti qe as vete artisti nuk din ti jape domethenje. Ti je ne mua, ti je un, un shkruaj per ty ne te vertete shkruaj per veten time, ti i kendon vetmise time e ajo behet refren i vetmise tende...shume pak por edhe kjo pak me mjafton. Hedh veshtrimin nga dritare e madhe dhe shoh nje aeroplan qe po kalon, dikur bente zhurme, sot Jo, sot po kalon ne heshtje, nje çast filmik grih, pa ngjyra... Ah po ja ku jam ketu, per nje moment isha harruar ndjeva sikur shpirti po avullonte drejt te panjohures po ngrihem me mire, ti ve ne levizje gjymtyret e ndryshkura.....


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 178 179 180 181 182 183 184 185 186 [187] 188 189 190 191 192 193 194 195 196 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.