Forumi Horizont Gjithsej 61 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- Momenti me i turpshem qe keni kaluar. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11298)


Postuar nga Admirali datë 01 Shtator 2006 - 15:06:

...

Nuk eshte moment i turpshem, por i sikletshem disi kjo qe me ndodhi. Ka qene 7 Korriku i ketij viti, dhe tek Sheratoni organizohej ceremonia e diplomimit te studenteve qe mbaruan University of New York Tirana, dhe une ndodhesha ne ate ceremoni pershkak se motra ime diplomohej ate dite . Kam qene duke filmuar me kamera tek rreshti i pare, kur nje gruaje aty prane (rreth 2 m larg meje) i bie zilja e celularit dhe ajo del nga salla. Une i them njerit aty prane meje qe po filmonte dhe ai: Ca njerez hajvane qe ka dynjana, nuk i vejne celularin me dridhje por e lene me zile, dhe gjate nje ceremonie te tille.

Deri ketu nuk kishte gje te sikletshme, por sikleti ishte kur ajo gruaja erdhi perseri dhe u ul prane Rexhep Mejdanit, dhe atehere e pashe mire qe ajo ishte gruaja e tij, Lidra Mejdani . Nuk e di a e degjoi Rexhepi komentin tim per gruan e tij, por une per disa momente u bera per uje te ftohte (ngaqe ishte dhe vape ne salle ate dite )


  Gjithsej 61 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.