Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)


Postuar nga Katilesha datë 27 Nëntor 2008 - 03:44:

                                                            E shtune ne mbremje
Ardhja e zonjes Dormua me shpetoi nga mendimet e nguleta. Folem gjere e gjate dhe I dhashe per te bijen rrobat qe Lysiena s’I ka marre me vete. Pas nje sherbyesje gjysme te verber, pastaj nje mitomaneje qe me trulloste me historite e fatkeqesive te saj, qe me vidhte paprere, e cmoja shume kete grua te ndershme dhe te permbajtur; e vetmja qe e pata marre jo per t’I bere nder. Isha ne Pazar. Zakonisht bredh me nge ne kete rruge gjithe aroma, zhurme e buzeqeshje. Me vete perpunoj deshira te ndryshme, sic jane te ndryshme frutat, zarzavatet, djathrat, embelsirat, byreqet, peshqit. Sot levizja mekanikisht. Mbusha trasten pa deshire. Ndjenje qe se kisha provuar kurre: me bezdiste gezimi I te tjereve.
Gjate darkes I thashe Morisit:
-          Ne te dy nuk kemi folur fare. Une s’di asgje per kete Noejine.
-          Si jo , te thashe kryesoret,
Vertet, me foli per te te Klubi 46; nuk e kam patur mendjen.
-          Megjithate nuk e kuptoj c’I gjen te vecante; gra te bukura ka sa te duash.
Ai u mendua nje cast:
-          Ka nje cilesi qe do te te pelqente: kur merr dicka persiper, jepet e gjitha  pas saj.
-          Duket eshte ambicioze.
-          Jo, s’ka lidhje me ambicjen.
Heshti, me sa duket ndjehej keq te me levdonte Noejine. Po as une nuk po e nxisja.


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.