Forumi Horizont Gjithsej 81 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 81 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Pershtypje qe me la Shqiperia kete vit. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17261)


Postuar nga Roi datë 08 Shtator 2009 - 03:34:

Teme e goditur ! Keto pershtypje besoj se i krijohen shume personave kur kthehen ne Shqiperi,te cilet e shikojne vendin e tyre me nje sy kritik pasi do e donin me te mire !  

Eshte nje kategori femrash ne shqiperi qe ka marre vertet per keq,kjo gje duket qe ne te veshur,meqe eshte dhe argomenti i kesaj teme !

Kjo kategori femrash me shume se me meshkujt,jane ne nje kompeticion me njera tjetren se kush vishet me bukur (ose me sakte se kush shvishet me bukur) ! Por per to, te vishesh bukur do te thote te vishesh ne nje menyre sa me pak elegante e sa me shume vulgare ! Eshte pikerisht vulgariteti ne te veshur e ne te sjelle qe te vrasin syrin ! Shume mendojne se sa me shume "plaçka" te nxjerresh ne pah, aq me shume ia ke arritur qellimit te terheqesh vemendjen !
Thua se, nese terheq vemendjen pasi disa meshkuj (apo edhe femra) kthehen te te shohin te ndenjurat apo gjokset,kjo detyrimisht te ben te pelqyer apo ..me te bukur,ndoshta edhe me te arritur ne jete !!

Ne Itali,France apo kudo ne perendim,femrat vishen ne nje menyre kur dalin ne mengjes per te ikur ne pune apo shkolle,ne nje tjeter per te shkuatr ne nje lokal me shoqerine pasdite, dhe ne nje tjeter akoma nese dio ikin ne nje disko apo eveniment te caktuar !
Ne Shqiperi jo....s'dine ta bejne kete dallim ! Ne Shqiperi femrat dalin qe ne 8 te mengjesit me mini dhe taka per tu kthyher pas mesnate ! Ektravaganca eshte vertet e tepert ! Kane te drejte disa ketu qe thone qe femra t tilla te japin vertet pershtypjen se jane prosti !!

 Nuk ekziston feminiliteti,natyraliteti,embelsia,eleganca ne te sjelle, ne te folur,ne te levizur,ne te bere xheste...ekziston vetem eksesi,ekzagjerimi,me pak fjale vulgariteti me ekstrem ! Femra shqiptare per fat te keq, e rritur ne nje shoqeri ultramaskiliste,nuk lufton te fitoje nje fare peshe e roli qe i takon ne nje shoqeri te zhvilluar fale nje shtytjeje femerore/feministe qe te vije prej vete tyre ! Jo, aspak,por deshiron ti bjeri shkurt duke u zhnderuar ne nje femer me tendenca te forta maskiliste !Por ne vetevete ajo mendon se eshte moderne,e aspak maskiliste,me pak fjale nje femer e vertete !

Shume nga keto femra (s'po them te gjitha,te kuptohemi  dalin qysh ne mengjes me dekolte,me taka e direkte ne...lokal ! Kafe, cigare (se ndryshe nuk je aspak moderne...perkundrazi !!!) muhabet mundesisht sa me te piste,shikime te egra kujdo qe ndodhet ne nje rreze prej 20 metrash,nofullat duhen te mbahen disi te shtrenguara,te tendosura dhe buzet te nxirren sa me shume perpara (stil Alba Parieti me pak fjale !)  ! Oret kalojne duke pritur barkderrin e rradhes me X5 ! Nje person i tille, i cili do te te  bente mos te fusje kurre doren ne xhep,plus do te bente lloj lloj dhuratash,do te te conte ne restorante e hotele te nje fare liveli,eshte vertet mashkulli ideal ! Eshte Prici blu i enderruar ! Sado qe ca mbi peshe dhe ne vend te kalit, ka X5 apo Q7 te blere me leket e nxjerra nga prostitucioni,tregtia e droges,apo vjedhja e shtepive ! Pabuksia tek kjo kategori femrash ka arritur vertet limitin ! 

Ah se desh harrova,per  mos te fol per trukun,te lyerin apo tualetin (quheni si te doni )....maksimumi i  banalitetit ! Tonalitet e forta pothuajse te qorrojne ! S'dua te them se femrat perendimore nuk lyhen apo nuk i perkushtojne kujdes vetvetes ! Aspak,nodhta kurohen dhe  kane edhe me shume kujdes ! Por lyhen ne menyre me te rafinuar,me me feminilitet.Kane me klas me pak fjale ! Mund te rrine edhe me shume se nje ore para pasqyres,por ne fund duhet ti afrohesh afer te dallosh qe eshte lyer e trukuar !Pra rezultati eshte mese pozitiv (pastaj sigurisht qe gjithandej ka kategori te ndryshme femrash ) ! Kurse disa femra ne Shqiperi,nga menyra super banale si lyhen ,duket sikur te ndezin te gjatat qe 5km larg ! Per mos te fol pastaj per ato rrobat pseudo-firmato,syzet,apo ato cantat fallco Luis Vuitton...ehhh,lere se dhe kaq u zgjata shume thuaj ! Por c'ti bej,gjendja aktuale e femres ne Shqiperi ka filluar te me shqetesoi disi


  Gjithsej 81 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 81 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.