Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Laberi te dua shume (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2713)


Postuar nga vlora-angel datë 19 Prill 2004 - 01:59:

antoni!!!

Citim:
Po citoj ato që tha Anton
Me shume kenaqesi lexova vargjet dedikuar Laberise, dhe pershendes me kete rast te gjithe labet dhe shqiptaret kudo qe jane.
Me gezon fakti qe pavaresisht nga gjendja se ku ndodhet Laberia dhe Shqiperia e tera, fryma e patriotizmit sa po vjen dhe po rritet te brezat e ri.
Sigurisht qe Laberia ze nje vend shume te rendesishem ne historine e vendit tone.Kjo krahine e mirrefillte shqiptare ka nxjerre njerez te pushkes dhe te penes, qe me krenari kane afirmuar vlerat shqiptare.
Por ka ardhur koha qe ti analizojme me mire disa aspekte negative, te cilat qellimisht injorohen, dhe fatkeqesisht na bejne shume te ngjashem me anekdoden e strucit.Ne jemi shume konfuz ne lidhje me historine tone, dhe me figurat qe duhet te merren si shembull, pra si pika rreferimi per ne dhe per ata qe do te vijne pas nesh.
Mungesa e njohurise mbi hisorine e vertete, krahinizmi primitiv, mentaliteti patriarkal, mungesa e fese, dhe lavazhi i trurit qe na u be per 50 vjet, na kane zhytur ne nje krize te thelle identieti.
Kjo eshte nje teme per te cilen mund te shkruash me dhjetra vellime, por personalisht desha te ndalem ne dy aspekte konkrete, pra te figura e Avni Rustemit dhe te ngritja e tre gishtave lart ne sheshin e flamurit ne 1997.
Kush ishte Avniu, dhe sa kontriboi atentai i tij ne te mire te Shqi
Per disa ai mbetet nje hero, dhe eshte i pranishem dhe i pranueshem si i tille ne ate shkalle sa e kuptojne ata hisorine, patriotizmin dhe konceptin e trimerise!Per te tjeret eshte nje figure negative, dhe keta te fundit e argumentojne kete gje me fakte, me gjakftohtesi dhe jo nen ndikimin e pasionit.Gjithkush e gjen veten e vet ne keto dy kategori.Nuk ka asnje dyshim qe te dyja kategorite e duan atdheun e tyre pavaresisht kendveshrtimit te seciles pale.
Avni Rustemi ishte nje student i deshtuar( bile ai studimet i pati te mundshme me ndihmen financiare te Toptaneve) nje idealist qe deshtimet e tij deshi ti mbulonte duke bere emer me nje vrasje pas krahesh.
Qe Esat Pasha meritonte ndeshkimin me te rende, kjo nuk ka asnje dyshim.Por menyra se si u vra nuk ka pse te na beje te ndihemi krenar, aq me teper po te mendosh se nje nga bazat e moralit tone ne shekuj ka qene besa dhe burreria.Akti i tij qe nje precedent shume i demshem per shoqerine shqiptare.Bile Avniu drejpersedrejti sterviti matjanin Valter Beqiri per te kryer atentatin ndaj Ahmet Zogut.Por kjo eshte nje teme tjeter.
Pra nje mendje e shendoshe do ti bente pyetjen vetes, se kush pra paska qene ky Avni Rustemi, para se kaloje ne ekstaze patriotiko-folklorike.
Per ngjarjet e 1997 gjithashtu mund te shkruhen me djetra vellime, por desha te ndalem vetem ne faktin e simboleve.
Ne ate shesh ku burrat me te mire te kombit shpallen pavaresine e Shqiperise, ne ate shesh pikerisht u perdhos ai flamur ne 1997.Nuk po zgjtem me detaje se te gjithe e dine mire se c'ndodhi atje ne ato dite te zeza per Laberine dhe per gjithe shqiptaret kudo qe jetojne.
C'do te mendonin gjysherit tane qe derdhen gjak per ate flamur, sikur te shihnin me syte e tyre ato tre gishta lart ne shesh te flamurit ne nje kohe qe Shqiperise po i vihej flaka nga vete shqiptaret dhe ne te njejten kohe gjysmes tjeter te kombit i kanosej zhdukja fizike pikerisht nga ata qe gjithashtu kishin dhe kane si simbol tre gishtat lart?????
Fatkeqesisht shume vete do te jepnin ate pergjigjen e famshme se per inat te vjehrres vete efle me mullixhine.
Por nuk eshte kaq e thjeshte.
Sidoqofte ata qe do te kene rastin te lexojne keto mendimet e mia, i lutem qe te mos i marrin personale, por te pakten le te reflektojne me qetesi dhe te pranojne qe c'do histori ka edhe versione te tjera, dhe qe mendimi eshte i lire.
Ju pershendes te gjitheve dhe Zoti e ndihmofte Shqiperine.

Anton
)



anton flm per pershendetjen pasi jame labe edhe une te pershendesty ne emer te gjithe laberis .me respekte vlora angel


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 33 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.