Forumi Horizont Gjithsej 125 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Universi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3404)


Postuar nga Luarasi datë 15 Gusht 2004 - 14:54:

Univerzi holografik

Ne vitin 1982, nje ndodhi e çuditshme mori pjese ne univerzitetin e Parisit. Nje grup hulumtuesish te udhehequr nga fizikanti Alain Aspect, egzekutuan diçka qe mund te kaloje si eksperimenti me i rendesishem i shekullit te 20-te.

Aspekt dhe grupi i tije zbuluan qe nen disa rrethana grimcat elementare , siç jane elektronet kane mundesi qe njekohesisht te komunikojne me njera tjetren pa mare para sysh nga distanca e tyre. Nuk ka rendesi neqoftese ato jane te ndara me 10 metra apo 10 miliarde kilometra.

Ne nje menyre te çuditshme, secila nga keto grimca çdo here dijne se çpo ndodh me tjetren. Problemi i ketij fenomeni eshte se shkon ne kundershitim me teorine e Ainshtajnit, se asnje komunikim nuk mund te udhetoje me shpejt se drita. Mbasi udhetimi me shpejt se drita eshte i njellojte me thyrejen e barieres se kohes, ky veshtrim friksues ka shkaktuar qe disa fiziciste te dalin me disa shpjegime te hollesishme per ta larguar zbulimin e Aspektit, kurse i ka inspiruar te tjeret te japin spjegime edhe me radikale.

Daivid Bohm, fizikant nga univerziteti i Londonit, mbeson se zbulimet e Apektit tregojne se realiteti objektiv nuk egziston, pamvarsisht se aparenca e saj eshte e qendrueshme dhe e ngurte, univerzi ne thelb eshte fantazem, nje hologram gjigant, madheshtor dhe thelle i detajuar.

Per te kuptuar pse Bohm vjen ne pohime te habitshme, duhet kuptuar diçka mbi hologramin. Hologrami eshte fotgrafi tre dimenzionale e krijuar me ndihemen e laserit.

Per te krijuar hologram, objekti ekspozohet me driten e laserit . Pastaj ekspozimi i laserit te dyte po ne objektin e njejte reflektohet ne perzjerjee me laserin e pare dhe perzjerja e ketyre dy lasrave kapet ne film.

Kur filmi zhvillohet, duket si nje perzjerje e trumbullt e vijave te ndriçuara dhe vijave te ereta. Mbasi qe filmi zhvilohet ai ekspozohet edhe nje here me laser, dhe atehere shafaqet fotgrafija tre dimensionale.

Tre dimensionaliteti i hologramit nuk eshte krakteristika e vetme. Qoftese marim nje hologram te nje trendafili dhe e ndajme ne dysh edhe atehere e iluminojme me laser, qe te dy gjysmat do ta permbajne imazhin e trendafilit te plote.

Qoftese edhe keto gjysmat ndahen prape dhe iluminohen me laser, çdo pjese e filamvae çdo here do ta permbaje imazhin origjinal te trendafilit.

,,Teresija ne çdo pjese’’ e natyres se hologramit na jep teresisht nje botkuptim dhe ideja te reja per organizimin dhe renditjen. Pergjate historise, shkenca perendimore ka favorisuar idene qe, menyra e vetme per te kuptuar fenomenet fizike eshte per ti bere autopsi dhe per ta studjuar qofte ajo bretkoce apo atom.

Hologrami na meson se gjerat ne univerz mund mos ti nenshtrohen kesaj qasje. Qoftese neve mundohemi te çmontojme dicka te kosnstruktuar holografikisht, ne nuk do ti gjejme pjeset se nga çfare eshte e perbere, por neve do te gjejme vetem vrima me te vogla.

Kjo zbulese i sugjeroi Bohmit nje menyre tjeter te interpretimit te zbulitit te Aspektit. Bohm mbeson se arsyeja qe grimcat kane mundesi te komunikojne njera me tjetren pa mar para syshe distancen qe i ndan ato, nuk eshte se ato i transmetojne ndonje sinjal misterioz njera tjetres, por eshte se ndarja e tyre eshte vetem nje iluzjon. Ai argumenton se ne nje nivel me te thelle te ralitetit, grimca te tilla nuk jane qenie individuale, por jane zgjatje e nje diçkaje fundamentale.

Per tu mundesuar njerzve nje paramendim me te mire mbi mendimet e Bohmit, ai na jep ilustrimin qe vijon.

Imagjinoni nje akuarium qe permban nje peshk. Gjithashtu imagjinoni qe juve nuk keni mundesi ta shikoni akuariumin ne menyre direkte dhe njohurija per te dhe çka permban ky akuarium vjen nga dy kamera televizive. Dhe pastaj mbasi kamerat jane te vena ne kende te ndryshme, secili nga imazhet do te jete pak a shum i ndryshem. Por mbasi ju do te vazhdoni ti shikoni keta dy peshqe, do te kuptoni se aty ka nje relacion midis tyre.

Kur njeri kthehet, tjetri gjithashtu ben nje levizje tjeter por levizje korensponduese. Kur njeri qendron perpara, tjetri çdo here qendron anash. Qoftese ju mbeteni te pa vetedijshem nga tere veprimtarija e situates, ju mund te konkludoni se peshqet njekohesisht komunikojne me njeri tjetrin. Por qartesisht se kjo nuk eshte çeshtja e situates.

Kjo, thote Bohm, eshte pikerisht se çka ndodh me grimcat elementare ne eksperimentin e Aspektit.

Simbas Bohm, aparenca e lidhjes me te shpejte se drita te grimcave elementare me te vertete na tregon se ketu qendron nje nivel realiteti me i thelle, nje dimenzion me kompleks pertej dimezionit tone qe eshte analogjike me ate te akuariumit. Gjithashtu thote ai, neve i shikojme objektet , qysh jane grimcat elementare si te ndara nga njera tjetra pershkak se neve shohim vetem nje pjese te realitetit te tyre.

Grimcat te tilla nuk jane ,,pjese’’te ndara por siperfaqsore te nje bashkesije nen themelore te univerzit e cila thelbesisht eshte holografike dhe e pa ndashme si trendafili i lart permendur. Mbasi cdo gje ne realitetin fizik eshte e perbere nga keto ,,fantazma’’, univerzi ne vete eshte nje projekcion, pra eshte hologram.

Ne shtese te natyres fantazmike, nje univerz i tille do te posedoje tipare alarmuese. Qoftese ne shiqim te pare ndashmerija e grimcave elementare eshte iluzjon, do te thote se ne nivel me te thelle çdo gje ne univerz eshte e nderlidhur.

Elektronet qe jane ne atomet e karbonit ne trurin e njeriut jane te lidhura me grimcat atomike qe perfshijne çdo peshk qe noton ne det, çdo zemer qe reh, dhe çdo yll qe shkelqen ne qiell.
Çdo gje nderhyn çdo gje, edhepse natyra njerzore kerkon qe ti kategorizoje, ti ndaje dhe ti klasifikoje gjerat, ndodh qe tere shperndarja e domozdoshme eshte nje rrjet i pa kuptimte.

Ne univerzin holografik, koha dhe rrafshi me teper nuk do te veshtrohen si thelbesore. Sepse koncepti i shpartallimit te lokacionit ne univerz ne te cilin ne te vertete as gje nuk eshte e ndare nga tjetra, si koha dhe rrafshi tre dimenzional, si imazhet e peshkut ne akuarium qe dalin ne TV monitoret, dueht te veshtrohen si nje projekcion i rangut apo renditjes me te thelle.

Ne nivelin me te thelle, realiteti eshte si nje superhologram ne te cilen, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja egzistojne njekohesisht. Kjo sugeron, me te paturit e vegalve te pershtashme do te jete edhe e mundshme qe ndonje dite te mbrijme ne nivelin superholografik te realitetit dhe te shkeputim ndonje pjese nga e kaluara e larget mese e haruar.

Suerhologrami permban edhe nje pyetje me fund te hapur. Te lejojme per hater te argumentit, qe superhologrami eshte ,, Matrix’’qe ka lindur gjthçka ne univerz. Ai permban çithcka qe nga grimcat me te vogla , çdo konfigurim te mundshem te materijes dhe energjise, nga fjollat e bores e deri ne yjet e larget, nga balenat e deri ne rezet gama. Duhet veshtruar si nje depo kozmike per gjihtçka qe mund te kete..

Edhe pse Bohm pranon qe ne nuk kemi menyre per te ditur se çfare gjera te fshehura shtrihen ne superhologram, ai mer guxim te sugjeroje se ne nuk kemi arsye te supozojme se nuk permban me teper. Ose siç thote ai, niveli superholografik i realitetit eshte nje ,,faze bashkuese’’pertej mundesise qe shtrihet ne ,,pafundesine e zhvillimeve te ardhshme’’

Bohm nuk eshte hulumtuesi i vetem qe ka gjetur evidence se univerzi eshte hologram.
Hulumtimet e pamvarura te Karl Pribram ne fushen e neurofiziologjise, gjithashtu rjedhin nga bindja e natyres holografike.

Pribram u thellua ne modelin holografik duke u perpjekur te gjeje se ku dhe si jane te vendosura memorjet ne tru. Per dekada te tera studime te shumta kane tregur qe nevendse memorjet te jene te izoluara ne lokacione specifike, memorijet jane te shperndara neper gjith trurin.

Ne disa eksperimente te vitit 1920-ta, nje shkencetar i trurit, Karl Lashley gjeti se pa mar para sysh cilen pjese te truve te miut do ti hiqte, ai nuk mundeshte ti çrenjose miut memorjen per te kryer detyra komplekse te cilat i kishte mesuar para operacionit. Problemi i vetem ishte se askush nuk kishte aftesi per te gjetur nje mekanizem qe do ta sqaronte kete kuriozitet ,,e tere ne çdo pjese’’ te natyres te depopnimit te memorijes.

Pastaj ne vitin 1960 pribram u njoftua me conceptin e holografise dhe kuptoi qe e kishte gjetur spjegimin qe shkrncetaret e trurit e kane kerkuar. Pirbram mbeson se memorjet nuk jane te koduara ne neurone, ose ne grupe te vogla te neuroneve, por ne kallep apo modelim te impulseve nervore qe kryqezojne trurin e tere njesoj si forma e laserit ne forme drite me interference kryqezohet neper tere filmin qe permban imazh holografik. Me fjale te tjera, pribram mbeson se truri ne vete eshte hologram.

Teorija e Pribramit gjithashtu spjegon si eshte e mundshme qe truri te deponoje aq shume memorije ne aq hapsire te vogel. Eshte vlersuar se truri i njeriut ka kapcitet te memorizoje 10 miliarde bita pergjat jetes mesatare njerezore (ose perafersisht nje sasi te ngjajshme me ate te enciklopedise Britanika).

Njgjajshem, eshte zbuluar se ne shtese te mundesive te tjera te hologrameve, ato kane kapacitete mahnitese per te deponuar informata—thjeshte duke ndryshuar kendin e laserave te cilet e qellojne filmin, eshte e mundshme qe ne te njejtin film te inçizohen shum me teper imazhe. Eshte demonstruar se ne nje kubik centimeter filmi mund te regjistrohen 10 miliarde bita te informacionit.

Aftesija jone super-natyrore per te kujtuar çfare do informate qe neve na nevoitet nga depoja gjigante e memorijeve tona, behet me e kuptueshme qoftese truri funksionon simbas principeve holografike. Qoftese dikush ju pyet se çka ju bije nder mend kur ju permend fjalen ,,zebra’’, juve nuk do te keni nevoje ne menyre te ngathet ti ndani dhe ti kerokoni informatat neper nje dosje alfabetike gjigante trunore qe te vini deri tek pergjigja. Ne vend se, asocijimet sikur ,,me viza te zeza’’,dhe ,,forme kali’’dhe ,,kafshe nga Afrika’’qe te gjitha ju bijen nermend njekohesisht.

Realisht, nje nga gjerat me te çuditshme te procesit te menduarit njerezor eshte se çdo cope e informates ngjan ne kryqezim-perputhje me çdo cope informate, edhe nje veti qe ka te beje me natyren holografike. Sepse çdo porcijon i hologramit eshte pafundesisht i nderlidhur me çdo porcijon tjeter, eshte ndoshta nje shembull suprem i natyres se sistemit kryqezim-perputhje.

Deponimi i memorijes nuk eshte misterija e vetme qe del ne drite me modelin holografik te trurit. Tjetra eshte se si truri eshte ne gjendje te perketheje te gjith ate avalansh te frekuencave qe pranohen nga shqisat (frekuencat e drites, etj) ne boten e ngurte te perceptimit tone. Kodimin dhe dekodimin e frekuencave, holograi e ben me se miri dhe me saktesisht. Pershak se hologrami qendron si thjerze, si nje mekanizem perkethyes qe ka mundesi te kethje frekuenca te trumbullta dhe te pa kuptimta ne imazhe koherente. Pribram gjithashtu mbeson se truri perfshin nje thejrze qe perndor principe holografike qe matematikisht ti perketheje frekuencat qe i pranon nga shqisat tona te botes se brendshme te perceptimit.

Michael Talbot, The Hologrphic Universe


  Gjithsej 125 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 125 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.