Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- qelizat burimore (staminale) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9587)


Postuar nga NS-6 datë 26 Qershor 2006 - 04:02:

qeliza staminale per parkinsonin?

Cod. A26062006
semundja e parkinsonit eshte e shkaktuar nga nje humbje e neuroneve  qe prodhojne dopamine qe eshte nje neurotrasmetues ne tru.duke qene se kemi te bejme me nje situate te tille,eshte menduar qe te behen trapiante qelizash neuronale nga fetuse direkt ne tru dhe kjo gje  ka cuar ne rezultate tek minjte ku eshte pare nje rekuperim i funksioneve te zonave qe me para rezultonin te demtuara (sic jane zona e zeze dhe nja nga berthamat e bazes).tek njerezit u mundua te ndiqej  i njejti parim ku neuronet qe trapiantoheshin merreshin nga fetuse qe ishin abortuar...por pergjigjet ishin shume te ndryshme dhe rekuperimi i funksionit ishte shume i shkurter ne kohe...por analiza te zonave te trapiantuara tregonin qe neuronet e trapiantuara nuk vdisnin dhe kishin arritur te benin lidhje sinaptike me qelizat e tjera.problemi qe qendronte ishte pakica e qelizave qe mund te trapiantoheshin duke pasur parasysh qe per nje trapiant  nevojiteshin qeliza ta marre nga me shume se 5 fetuse...ideja e se ardhmes jane qelizat staminale,qe mund te rriten ne ambiente te pershtatshme dhe qe te trasformohen ne qeliza neuronale pas trapiantit.ide te tjera jane edhe psh trapiant qelizash te tjera si fibroblaste qe te jene te afta te prodhojne substancat qe mungojne si dopamina.normalisht qe kerkohen me shume dije rreth mekanizmave te diferencimit ne menyre qe te dihet se kur dhe si duhet te drejtohet nje qelize ne diferencimin e vet si dhe kontrolli i ketij procesi...
per momentin per pacientet me parkinson vazhdon te jete e preferueshme kura me levodope,qe i bashkangjiten ilace te tjera si karbidopa, por sipas revistes "espresso" qe del ketu ne itali protokolli i fundit i trajtimit te parkinsonit me ilace eshte levodopa,karbidopa(bllokues i enzimes degraduese dopa dekarboksilazit ne periferi) dhe entakapone (bllokues i enzimes COMT qe shkaterron dopaminen)...ne itali ky protokoll akoma nuk ka filluar te perdoret...lajmi eshte i ketyre 2-3 muajve te fundit!

per me teper per levodopen shihni:
levodopa-ilaci baze per parkinsonin (Cod. A 08072006)


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.