Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Të mbaj në dua nga Xhevahir SPAHIU
Te mbaj ne duar, dashuria ime.
Krijese prej qelqi
me shkendijime yjesh.
Kam frike....
Kam frike se mos me bie dhe
thyhesh.
Edhe kur kujtesa nga Ismail KADARE
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Une ty s'do të harroj.
Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë...
Ëndrra... pastaj Vlora nga Abdullah KUNOSHEVCI
Diqysh shkuam në një planet tjetër
Ku kishte bukë qumësht mish
Dhe s’kishte milicë
Shqiptarët ishin shumë të mirë
Preheshin hijeve
Hidhnin valle shesheve
Bënin dashuri të mëdha
Disi... kur hyri Vlora në dhomë
Babi mbrëmë me dy orë natë
Na shkallmuan derën përsëri
Ata që s’mund t’u zë emrin në gojë
VDEKJA E NDJENJAVE
Zemra ritmin fillon të lehtësojë
Në gjumin e fatit braktiset
Nuk rreh më me forcë.......
Në prehrin e natës nanuriset
E boshlleku sa vjen shtohet
E jeta më shumë të braktis
Kur ëndrrat të bllokohen.....e
Nuk ka për ty më premis....
Nata zbret shumë shpejt
Me hapin rrufe tuj zgjate
Mbyllen perdet e jetës
Fillon rruga e nje tunelit gjate
Flutra Malo 1978
MINUTAT
Minutat trokasin ne jeten time
si pikat e shiut ne trotuar
here me gezime,e here me hidherime
nje pjese te jetes sime kane marre
Shpesh ndodh qe mes kujtimeve jetoj
humbas mes tyre e te dal haroj
Si miq te vjeter minutat trokasin tek une
te futen ne ditarin e jetes sime te pafund
PARATE
Parate i sjellin njeriut lumturi
Parate i sjellin njeriut fatkeqsi
Parate e kthejne njeriun e mire
ne batakci
Per para njerezit njeri-tjetrin vrasin
Dashurine e paster shpejt harojne
Per disa njerez te pangopur
Parate kurre nuk mjaftojne
Te gjithe keta njerez nuk ndjejne
lumturi
Shpirti dhe zemra e tyre eshte si
katran i zi
RAJMONDA DAKA
Sikur zemrën t'ma hiqnin
Sikur zemrën ,t'ma hiqnin,
përsëri,Ty ,do të të doja,
Sikur sytë ,t'mi vërbonin ,
përsëri ,ty ,do të shikonja.
Sikur ,këmbët ,t'mi shkurtonin,
në lagjen tënde, përsëri do të vinja.
sikur trurin, t'ma shkatërronin,
TI,do të ishe në mendimet e mia.
Sikur duart ,t'mi shkurtonin,
përsëri, për ty, do të shkruaj.
Por , sikur të vdisja ,që sot ,
shpirti im për ty do të vuajë.
Edhe veshët po t'mi shurdhonin,
nuk do të bënin ndonjë dëm!
Sepse, përsëri, do ta dëgjonja ,
çdokënd që shqipton emrin tënd,
Edhe gojën ,po t'ma qepnin,
emrin tënd ,do të mund ,ta them ,
Por edhe pa fjetur të më linin,
në ëndrrat e mia e zë, atë vend.
Por ,krejt këto i kisha mbijetuar ,
sikur, ta dija se do të vijsh.
Do të mundohesha, të i thjeshtoj,edhe
sikur, të ishin më rëndë, shumëfish!!!
Sa shumë më mungon ne ket moment....
Poezi nga VJOLLCA
Jeta
Behu i devotshem nese hutimi te ka goditur
te te vine te mirat andej nga s'i ke pritur.
Si i frikesohesh varferise kur Zoti ta ka shkruajtur rrizkun ?
Ai zot qe ne ajer e ushqen shpendin dhe ne det peshkun.
Kush mendon se rrizkun e sjell dhuna,
s'kish per te ngrene gje harabeli sa te ish gjalle shqiponja.
Iken nga kjo bote dhe as vete s'e di,
nese nata bjen mbi ty a do zgjohesh perseri?
Sa te pasur, te forte e te shendetshem shkuan pa kujtuar,
e sa te vuajtur, te dobet e te semure shekullin kan jetuar ?
Sa e sa te rinj fjeten e duke qeshur u zgjuan?
Kur qefinet ne erresire i presin e ata t'ia dine s'duan.
Jetove nje mije dhe dy mije t'jetosh,
patjeter do vije dita qe ne varr te shkosh.
Nga Shafiu i madh.
pershendetje, Indrit, me kujtove poezine e nje dijetari:
Sa mire do ishte sikur te mos kisha lindur,
meqe kam lindur sa mire sikur te mos vdisja,
meqe do vdes sa mire sikur te mos ringjallesha,
meqe do ringjallem,
sa mire sikur te mos gjykohesha,
meqe do gjykohem,
sa mire do ishte sikur te mos denohesha,
e nese denohem,
shpresoj te mos denohem perjetesisht....
Hasan El Basriu
----------------------------------------
dija eshte mjet dhe jo qellim, mund te dish shume dhe jo ate qe duhet ditur.
Trishtim!
M'i ke ngulur thonjte
Ne fyt e ne mendim
Dhe zgerdhihesh
I Tmerruar
I gjalle
I hekurt
Dhembeshtrenguar
I squllte
I ligeshtuar
Qaraman i tmerruar!
Kam heshtur boll
Kam pare..
Kam vdekur mijra here
E perseri jam e gjalle..
Vitore Stefa Leka
Kenga e Frosines
Moj e bukura Janine
Qaj e qesh per bijen tende
C'vajte bere moj Frosine?
Ali Pashen na i cmende
Mbyte veten , moj e varfer
Qe ne dore mos i bije..
Mbi nje shkemb te gjoli i kalter
Pasha fshan prej dhembshurie
Krrusur krruspull permbi shpate
drithmerimen s'e mban dot
Mjekerr ' e thinjur , mjekerr e gjate
Sec ju njom e gjithe me lot
Gjoksin flake duke shqyer
Cohet e bucet me tmerr
"Zbrazni shpejt ne gjol t'urryer
Njeqind thase me sheqer
Qe perpjete te embelsohet
Ujte qe po pi ajo
..Muzgu bije toka ftohet
Terr i nates ra kudo
Sonte gjume s'ka Janina
Vale e gjolit dic po thote..
uje te embel pi Frosina
Ali Pasha, helm e lote.
Marr nga libri" Lirika "i Jorgo Bllaci-t
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.