| Forumi Horizont | Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)
Nata peshperit zera te cuditshem ne shpirtin e lodhur nga zjarri dhe akulli. Kurse une qendroj i heshtur si guak dhe nuk them asgje. vetem humb veshtrimin ne nje pike te padukshme te imagjinates dhe zvarrit vendimet e mija, me shprese te kap infinitin.
Barra e te drejtes dhe e se vertetes ndjehet e rende ne shpatullat e mija dhe zerat e nates ndjehen perseri dhe une detyrohem kete radhe te kthej koken... Gabimi i pare dhe fillimi i renies vendos perseri boshtin ne levizje te mbrapsht, por te paevitueshme tashme.
Zeri Yt sot,neser dhe per jete e mot jeton me mua dhe ne mua,dhe u bene dite pa e degjuar!...eshte e kote te besoi se kurr ma sdo ta degjoj zanin tende,ndoshta ke te drejt Ti ,ndoshta une e kam nga malli qe ndjej per Ty dhe per zanin tende ...nuk dij a do ta dije Ti deri ku do shkonte rrezikshmeria ime per Ti fol atij zani te pakten nje here ne dite! edhe gjerat qe i prek dhe i shof tani ,me duket se nuk ekzistojne me!sepse nuk ekziston zeri Yt ...nuk je Ti ...Ti po tretesh "hija" ime,nese ndonje here e degjoj zanin tend ...i vdekur me kene do ngrihem ne kembe!
mbreme ishte nje nate e bukur. duhet te dal jashte me shume!! nuk e di as une pse e kam izoluar veten kaq shume, kaq gjate, nga gjithe bota!! nuk e di!! eshte ndjenje e mire kur prezenca jote i gezon njerezit!! eshte mire kur shoket ndjejne krenari me miqesine tende. eshte ndjenje e bukur kur e gjen veten midis dy gocave te bukura dhe nuk e din cilen do puthesh!! sonte ti, dhe vetem ti e din se i ke ne pellemben e dores tende. ndoshta je gjithmone i tyrpshem, i ndrojtur, jo shume konfident, por sonte as nuk e njeh kyt njeri qe jeton gjithmone ne erresire.
sonte eshte nje nate e bukur, e pa planifikuar se ashtu me pelqen.
jam ne midis dy gocave te bukura, oret po kalojne, nata po kalon, e di se duhet te zgjedhi njeren prej tyre, por acoma nuk jam i sigurt cilen!! te dyja kane bukurine e vet, emblesine e vet te vecante. dua t'i puth te dyja, se fundja fundit sonte jam ktu vetem per te bere qejf, e meritoj tham me vete se boll e turturoj veten, edhe e kam bere te ditur se cdo gje do mbetet ne kyt pub. kto jane goca (california native) dhe kuptojne momente si ky.
i perkedheli te dyja por, por eshte mungesa e guximit tim ta provoj shancin qe ti puth te dyja.
para se te behet shume vone vendosa te puth ate qe muhabeti na shkoj me shume. sot u zgjova duke menduar per ate tjetren, po sikur!!?? si do ishte ajo!!?? ndoshta pak i djadhezuar, po pse jo te dyja?!?!
duhet t'i degjoja zerat brenda meje ndoshta!! as nuk jam i sigurt se zerat e kujt ishin ose nga vinin, por sidoqoft ishin zera qe e bene te mundshem nje nate perfekte ne jeten time te pushtuar nga boshlleku.
i mirepres ato zera te vijne prap dhe t'me vizitojne. pse jo?! do ti lejoj edhe te bertasin po deshen.
Duke lexuar veten time para disa vjetesh ndjej ndryshimet. Ndoshta vervitja neper bote larg ambjentit shkollor me ka bere ndonjehere te humb fisnikerine qe dikur vinte spontanisht ne mesazhet e perditshme te forumit. Ose ndoshta dihatjet e sotshme vijne per shkak te pervjedhjeve te nje brezi te ri qe sot nuk stimulon gjendrat e shpirtit si dikur.
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Duke lexuar veten time para disa vjetesh ndjej ndryshimet. Ndoshta vervitja neper bote larg ambjentit shkollor me ka bere ndonjehere te humb fisnikerine qe dikur vinte spontanisht ne mesazhet e perditshme te forumit. Ose ndoshta dihatjet e sotshme vijne per shkak te pervjedhjeve te nje brezi te ri qe sot nuk stimulon gjendrat e shpirtit si dikur.



po permendi vetem fajtorin meqe eshte i fresket nga shkrimet e fundit te kesaj teme, gjithashtu po e permendi se nga diskutimet e para dhe te fundit qe bera me te me lane shume pershtypje te mira, dhe do ndihesha krenar te kisha nje shok si ky njeri i mire. e kujtioj kur tha, si te kisha me afer me gjithe qejf do ti dhuroja ca libra te kadarese. nuk te thashe as faleminderit o mik i mire, vella shqiptar. nejse, une personalisht hyra shume vone kty ne ket forum, dhe kurre ne jeten time nuk e kisha nje rast te takoj vellezer e motra shqiptar me shpirtra aq te bukur sa ktu. jam me vonese qe u ndalova ktu ne fajtori.com por me mire vone se kurre. i lexoj ca shkrime te vjetra dhe ca debate filozifike, dhe astronomike, dhe kur i lexoj ne gjuhen shqipe nga moshataret e mij ndjej nje krenari dhe kenaqesi shpirtrore.
ja, them me vete!! sikur jeta te kishte marre nje drejtim te ndryshem njerez si kta do ishin shoket e mije te perjetshem.
nga shkrimet e tyre te vjetra i vlersoj shume si nobel people. fakti qe ata nuk shkruajn me me bind edhe me shume, se jane njerz qe e analizojne veten dhe existencen e tyre, pikerisht kjo eshte nje nga arsyet qe me ben te shkruaj dhe ta shprehi ate qe ndjej ne ket forum. se e di se jam ndermjet njerezve te mi, qe nuk e kisha menduar me pare se ekzistojne.
une personalisht fajtor, te falenderoj, gjithashtu mund te permedi edhe shume emra te tjere qe nuk shkruajn me ktu, po megjithate e kuptoj.
thank you for this forum.
Sa here kam dashur ti hell copezat e jetes time ne kete faqe dhe ja po e bej! Nuk e di arsyen thjeshte vendosa te bashkohem me shpirtrat e tjere,ose eshte ndoshta monotonia e ketyre diteve te tymosura me tymin e enigmes...sa here e i ula syte para vetes time ne turp, sa here e shkunda koken per te larguar nga shpatullat hijen e rende, sa here e pickova ndjenjen time per ta zgjuar nga mpirja e brendshme...ah ngjyra grih ka mbuluar boten, ka zene vend ne shpirtin tim dhe eshte bere mburoje e saj, e ula perseri syrin e turpshem, nuk doja ne sy te shikoja vetmine time, buzeqeshja jote e ngrire ne muret e zemres time, nje copez arti qe as vete artisti nuk din ti jape domethenje. Ti je ne mua, ti je un, un shkruaj per ty ne te vertete shkruaj per veten time, ti i kendon vetmise time e ajo behet refren i vetmise tende...shume pak por edhe kjo pak me mjafton. Hedh veshtrimin nga dritare e madhe dhe shoh nje aeroplan qe po kalon, dikur bente zhurme, sot Jo, sot po kalon ne heshtje, nje çast filmik grih, pa ngjyra... Ah po ja ku jam ketu, per nje moment isha harruar ndjeva sikur shpirti po avullonte drejt te panjohures po ngrihem me mire, ti ve ne levizje gjymtyret e ndryshkura.....
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Duke lexuar veten time para disa vjetesh ndjej ndryshimet. Ndoshta vervitja neper bote larg ambjentit shkollor me ka bere ndonjehere te humb fisnikerine qe dikur vinte spontanisht ne mesazhet e perditshme te forumit. Ose ndoshta dihatjet e sotshme vijne per shkak te pervjedhjeve te nje brezi te ri qe sot nuk stimulon gjendrat e shpirtit si dikur.
Nje shoqe e ngushte e imja me shkruante qe per njerez si ne kurre nuk do te kete qetesi, por gjithmone do te jemi pezull nga frymemarjet shpirterore. Sot si duket frymemarjet jane shnderruar ne dihatje te nje vrapuesi mbasi kalon finishin ndaj ndjenjat e mija lekunden lart e poshte si nje grafik tangenti pa amplitude apo frekuence te caktuar
Gjthm kam pretenduar se zerat brenda meje jane te njohur edhe nga ty,madje shpesh here perdor si forum adresen tende te emailit,por sot,do i perplas diku tjeter,diku ku ti mos te jesh i "detyruar" t'i lexosh,e si per rrjedhoje te me reply,pavaresisht se axhenda jote eshte super e ngarkuar...Ketu,lexova se shume e quajne si nje fortese te qendrueshme,ku ti mund te "shfryhesh" pa pasur frike nga reagimet ndjesore te ketij site
...Pfffffffff,as nuk me intereson vertetesia e asaj sentence...E lodhur,e drobitur nga kolonia e nr,e rregullave,e formulave qe me duhet te studioj,me "Bleeding Love" qe me trondit veshet,te pakten vetem aq eshte e afte Leona me mua
,ose ndoshta jam ende e tronditur nga kerkesa jote per te qene afer teje keto 3 dite,pavaresisht impenjimeve tona te shumta,e kilometra larg...
G-Te siguroj une gjthcka,mundesh te shkeputesh dot vetem 3 dite nga ato te uruara studime,me fal qe duhet t'a besh ti kete sakrifice,por une nuk mundem,zyra me eshte kthyer ne shtepi,te pakten per tani,se me pas do behem une heroi
J-Ohhh,ti e di deshiren time,por...
G-Po kemi nje jave qe po e bisedojme,edhe me vjen kaq shume inat qe pikerisht ne te dy duhet te vuajme keto forma...
J-Edhe sa dite do te perfundosh ate procesin?
G-Mos me pyet,ti e di s.... ime,madje kam vendosur edhe calendarin si wallpaper ne cel....Te tel me vone e dashur,se me invaduan zyren...
J-Ok,pacim
Ashtu e mekur mbylla tel,e nuk kam ndryshuar as pozicionin nga ai moment.Nuk e di perse pikerisht ne duhet te jemi pjese e checkimeve,fluturimeve,sms,tel,msn,ketyre formave te drunjta,kur ka plot te "pa denje" qe shijojne nje dashuri intesive,live,te perditeshme,pavaresisht hipokrizise qe i mbeshtjell.Ohhhh,me jane dukur kaq shume te gjata keto 2 jave qe nga casti kur dora ime prekte fytyren tende,kur krenohesha ne sediljen e makines tende,duke "cakerdisur" syte per te gjetur audience per ne te dy...Shpirti im uleret se duhet te jem me ty tani,ne djall keto dosje,e perse...? Perse gjithe kjo sakrifice...?
| Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit » Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.