Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga Niqua datë 26 Shtator 2006 - 18:27:

Ganggo me fal 1000 here qe te kam nderhyre por per ty sdurova dot pa ti thurur ca vargje dhe per dashurine tende virtuale,sndalem dot,sikur te me kishte ndodhur mua ndoshta sdo ta kisha vuajt aq shume sa e vuaj per ty, me kreno se je vajze ideale.


Postuar nga Niqua datë 26 Shtator 2006 - 18:34:

Dashuri e humbur!

 

Nuk ka asgje me te veshtire ne kete dhe

se kur ty te humb dashnija,

atehere ne koke te ka ran shkertima,

kur se don ma po ne mend e ke!

 

Asgja ma tkeqe nbote ska

sikur dashnoren tande lulebore

prej zemres sate ti ate e nxore

neper kujtime te pandare

 

Gezime e hare mos shpreso,

kur ty dashnija tu ka shuar

ta dijsh qe atehere ti ke mbaruar

kur ne mend e ke dhe ma se do!!!!!!!!

 

Nuk ka ne dhe ma te madhe Zi!!!!!

se kur cdo shprese nga zemra treti

kujtimi i saj i gjalle mbeti,,,,,,,,,,,,

Deshiron ta duash e se ke DASHNI!!!!!!!!!!!!!!!!!

 



 

 


Postuar nga Niqua datë 26 Shtator 2006 - 18:40:

Larg teje zemer!

 

Larg plot me vujtje e hidherime

mua kjo jete po me shkon,

pyes veten neper kujtime

kush e di a thua me don??????

 

Larg cdo gezimi neper kto era

zemra ime afer ty te don,

por mjerisht shume larg ne jena,

ndoshta s ti sme kujton!

Gjithe ato vajza me sy duke shikuar,

tek ti mendja me fluturon,

ti prej zemres ndoshta me ke harruar

se ndashni te dyte jeton!

 

Por  dhe ne qofte se dashurija

ne zemren e dyte te vlon,

mos harro keto fjalet e mija:

AI QE TE DESHTI PRAP TY TE DON!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga Niqua datë 26 Shtator 2006 - 19:46:

Kot une jam duke menduar,

per te treguar kete zjarrin tim

ca sme ban goja per ta treguar

une ta shfaq ty si tregim!

 

Kenga ime e tingellueshme

dashurine gjithe ty ta tregon,

ca mcef buza e deshirueshme

vetem lodhja ta difton.

 

Gjithe kete zjarr e keto deshira

qe une ne zemer  ndrysh pa i ndare

mi kupton vec zemra ime

qe ne zemer lidhur me ka terjequr zvarre

 

Ti o kenge prej zemres qe ke dale

shko dhe  atij mu thuaj,

se kete kenge une ia kam falur

mallin tim se si ta shuaj!


Postuar nga Niqua datë 26 Shtator 2006 - 19:50:

Qe dhe ti nje here kishe dyshime

duke deshiruar fatbardhesi

sot i mbushur je me defrime

por une po vuaj ete kam zili,

qe edhe ti me plot renkime

qe cdo djal ka ne rini

te gjithe e kalove pa mundime

por vec une,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,ah une se di--

Ti me te dashuren tende pa kujtime,

shkon nje jete plot embelsi,

Ah mos pyet per zemren time,

eshte kaq keq sa te ka Zili!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga Niqua datë 26 Shtator 2006 - 20:02:

Sikur qelli te ish leter
dhe deti te ishte boje,
nuk do shkruaja azgje tjeter
vec se ty ....... te dashuroj.
E di qe sje per mua,
po desha te te them "TE DUA"


Postuar nga Niqua datë 26 Shtator 2006 - 20:10:

Nese nje dite do behem hi,
ta dish i dashur jam djegur nga ty.
Une ste kerkoj te me duash shume,
por te pakten cerekun nga sa te dua une.


Postuar nga Niqua datë 28 Shtator 2006 - 19:54:

U than gjethet e ksaj stine dhe ran para meje

por kjo zemer qe te deshti tash por rrah larg teje

Edhe boten te me falin une prap do te vuaj

Kur e di se Dora jote mban Unaze te huaj

I kujtoj buzet tua dhe po e pyes veten......

A me genjeve ti apo genjeva veten??

Jeto larg meje dhe pse te dua

Une s'isha per ty as ti s'ishe per mua..


Postuar nga Niqua datë 28 Shtator 2006 - 20:10:

Edhe pse je larg edhe pse je larguar

me sy nuk te shoh me zemer te dua...

po te pres me vuajtje dhe me vaj

dashurine tone ne zemer e mbaj..


Postuar nga Amstel datë 30 Shtator 2006 - 18:23:

kete poezi doja tja dedikoja gangoos dhe pse eshte hedhur dhe ne temen time por mendoj se do te pershtatet edhe ketu


LAMTUMIRE

lamtumire pergjithmone
sa e sa nete kam ndenjur pa vene gjume ne sy
kjo jo se nuk doja te flija
por sme linin mendimet e mija per ty.

ndoshta ti kujton se jam i cmendur
por jo... kjo imja eshte nje gjendje
qe ske per ta kuptuar kurre,
nuk mund ta kuptosh dicka
te cilen ti e ke lenduar pa kurrfare pendimi

nuk do te mjaftonte as e gjithe jeta jote
per te ndrequr ate
qe me egon tende prej femre
shkaterrove per nje cast.

Nje cast qe mund te shendrrohej ne perjetesi
ate perjetesi qe ne fillimet tona e enderronim
te strukur prane zjarrit si dy femije te vegjel...
e di qe nuk do e jetojme me ate kohe.

ajo eshte nje e kaluar
dhe sado te perpiqesh
ajo e kaluar mbetet
larg njeri-tjetrit.

nuk e di cte shtyu te hidhje poshte
gjithe ato momente plot lumturi
sado qe jam menduar
nuk kam gjetur asgje qe te kishte vlere sa dashuria jone

rruget tona u ndan per te mos u bashkuar me
prandaj zemra ime lamtumire....
dhe kjo pergjithmone
se nuk ishte e mundur
te mbijetonte dashuria jone.


  Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.