Forumi Horizont Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 »
Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Poezi per ty (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7973)


Postuar nga artidr datë 20 Tetor 2005 - 14:11:

-DO SHKRUAJ PER TY......!!!!!!!!!

Shkruaj per ty e per ty do shkruaj
deri sa mu gishtat te me jen copetuar
edhe nese dhimbja do mundi shpirtin tim
per ty do te shkruaj edhe me shikim

nese dhe shikimi do me tradhetoje
me rrahjet e zemres per ty do te shkruaj do vazhdoj
e nese edhe zemra sdo mund te eperballoje
dhe duke me dal shpirti per ty dote mendoj

e nese me del shpirti fjalet pa mbaruar
do te shkoj i qete se atehere kam me te takuar
e atehere per ne dy zogj do kendojne
sa here te vij pranvera dy lule do lulezojne


Postuar nga artidr datë 31 Tetor 2005 - 12:08:

UN DHE TI



Të jem një çast në krahët e tua
Gjith jetën time do dhuroja.
Je e imja!…Të dua!
Enderroja…
Të jem e joti e fal gjith Botën!
Ndaj them e dashur mijra fjalë…
Je e imja!…. Të dua!
Sa kam mallë.
Kam dëshirë të them në sy: Të dua!
Shpirti im.Të adhuroj!
Njeri tjetrin marrëzisht e duam
Veç për ty jetoj.
Dashuria endet
thell në shpirt
Prêt nga ne të zgjohet
Të na fal gjith Botën përjetsisht.
Të mbaj në buzë aromën tënde
Të ndjej në flokë një ledhatim
Jam e jotja?!…më thuaj
shpirti im!…
Rroj të shoh në sy buzqeshjen tënde
dhe të puth në mbrëmjet e pa fund!
Falma jeten dhe endrrën
Siç ta fala dhe unë.


Postuar nga artidr datë 31 Tetor 2005 - 12:12:

Eshte e pamundur te mos perendoj dielli, egziston NATA!!!
! Eshte e pamundur te jetojne njerzit gjithmon kur ekziston VDEKJA!!!!
Eshte e pamundur te mos dashuroj...egziston TI!!!!
TE te kujtoj me shtyri e kaluara, te te dua me thot ZEMRA
Te me duash nuk te detyroj, duam nese e MERITOJ...!!!
Me lejo te jetoj ne zemren tende, te ndihem cdo nat ashtu sic ndihem,
Me lejo te vdes ne duart e tua duke te thene se vetem ty TE DUA...!!!
Duke te humbur TY---- humba dhe VETVETEN...
Tani nuk mundem ta gjej dot as njeren as tjetren....
Ti je gjurm te cilen nuk mund ta shlyej ti je zjarr qe nuk mund ta shuaj
Ti je dhimbja qe nuk mund ta sheroj ti je e vetmka qe mund te dashuroj


Postuar nga datë 05 Nëntor 2005 - 15:43:

miredita

Je si yll o Arti nuk merzitem sikur te rri gjithe diten duke lexuar poezite e tua vertete te mrekullueshme....


Postuar nga artidr datë 05 Nëntor 2005 - 21:08:

Flm bukuroshe

Ti qe me ben mua gjth keto komplimente,duhet te jesh dhe vet e mrekulueshme
Te pershendes yllo


Postuar nga datë 05 Nëntor 2005 - 22:13:

mirmbrema Arti

shume flm per trendafilat me pelqejne shume (nese jane per mua natyrisht se mos keqkuptohem)Te uroj gjithe te mirat Lal dhe mos u merzit se sapo ti lexoj e dashura jote poezite do te kthehet tek ti.Me respekt Atrelb


Postuar nga datë 05 Nëntor 2005 - 23:15:

Vuaj

Nate e zeze pa yje ne qiell
Dite e ftohte pa ngrohtesi, pa diell.
Shpirt i plagosur, i sakatosur
Zemer e copetuar e plagosur
Buze te thara te bera shkrum
Dite e nate po kaloj pa gjume.
Syte e mi jane verbuar
Ne kete jete paskemi qene te denuar.
Po me plagoset zemra qe ne rini,
Vuajne keta buze dhe sy per te puthur dhe per te pare ty.


Postuar nga datë 05 Nëntor 2005 - 23:40:

Sa me prane dua te te ndjej

Sa me prane dua ty te te ndjej
lumturine tek ti dua ta gjej
dua te prek trupin tend
dua te te puth ne qdo vend.

nje te behen te dy trupat tone
ne qdo vend te ndjehet dashuria jone
E gjithe bota te na kete zili
se sa duhemi une dhe ti.

Sa me prane dua te te kem ne jete
vetem tek ti kerkoj dashurine e vertete
vetem trupin tend dua ta ledhatoj
vetem ty ne krah dua te te shtrengoj.

Le te digjet bota nga puthja jone
le te djersiten per nje nate trupat tone
e gjithe bota le ta dij per ne
qe e jotja jam dhe i imi je.

Ne gjoksin tend koken ta mbeshtes
mbi trupin tend pastaj le te vdes.


Postuar nga datë 05 Nëntor 2005 - 23:53:

Dashuria ime

Dashuria ime veq per ty jetoj
dashuria ime veq per ty mendoj.
Dashuria ime vetem ty te dua
dashuria ime vetem ti me fal gezim mua.
Dashuria ime pas teje jam roberuar
dashuria ime me ty isha mesuar.
Dashuria ime zemra veq per ty me rreh
dashuria ime pa ty as zjarri nuk me nxeh.
Dashuria ime per ty lotojne syte e mi
dashuria ime ne mua jeton vetem ti.
Dashuria ime veq per ty kam malle
dashuria ime pa ty po digjem zjarr.
Dashuria ime shume nete pa ty po kaloj
dashuria ime shume ty po te kerkoj.
Dashuria ime per ty jam pa gjume
dashuria ime ti me mungon shume.


Postuar nga datë 06 Nëntor 2005 - 00:15:

zemer e vetmuar

Nje zemren e vetmuar
tani me ngeli ne duar
Me kujtimet per ty
me lotet neper sy.

Ti ike u largove
shume dhimbje me shtove.
Zemren ma le te vetmuar
le dy sy me lot mbuluar.

Kam mall per ate kohe
kam ftohte se ti sme ngroh.
E dashuruar pa dashuri
te them te dua dhe pse ste kam me ty.

Je larg i dashur shume larg
ne zemer me le veq mall e plage.
Askush hallin nuk ma din
se si po mtretet shpirti im.

Vuaj dhe qaj si femi
tretem dhe shuhem si qiri
lag qdo nate shtratin tim me lot
se ty ste kam me prane e ste perkedhel dot.


  Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 »
Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.