Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 21 Janar 2006 - 01:03:

"Kujtimi"

një kujtim trishtimesh
me lot
djegu diellin,
një nat psheretimash
me mall
puthi hënën,
yjet e braktisura
me shpirt
preken qiellin,
......ndjenjave te shuara,
kishin humbur ëndrrën!!!


Dielli krejt i zbehur
në për lot
mashtrimesh,
hëna
duke qarë
me
ëndrrat e shuara,
yjet ...pa shkëlqim
psherëtinë
pendimesh,
......ju thanë lamtumirë
kujtimeve t,mallkuara!!





20-01-2006


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 21 Janar 2006 - 18:04:

!!!

Faleminderit!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 24 Janar 2006 - 23:43:

""

I foli....po zeri kot i humbi
Therriti.....po britmat u kthyen kundër
Uleriu.......po as qerpikun se tundi
Atëherë e kuptoi ... ajo ish e shurdhër.




24-01-2006


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 25 Janar 2006 - 00:32:

"Injoranca"

Asgjë nuk del mbi injorancën
cirret pa pushim..se nuk din të flasi
krejt analfabete, lexon arrogancën
nuk din as të shkruaj..vetëm të bertasi.




24-01-2006


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 25 Janar 2006 - 02:38:

"Durimi"

Durimi iku bashkë me frymëzimin
i lodhur i zbehur nga fjalët e kota
por në shpirt i qeshur, se pas la harrimin
për fjalet pa vlerë që i shkruante bota.



24-01-2006


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 29 Janar 2006 - 16:18:

"Krenaria"

Krenaria vdiq që kur humbi ëndrrën
nëpër rrugët e botës..shum copash shpërndarë
kurbeti i mallkuar në dysh ja ndau zemrën
e ktheu në një leckë për një grusht dollarë





krenaria vdiq e humbur gënjeshtrash
mashtrimet e botës e bën të vetvritet
kur falimentimet të ngjitura pas eshtrash
trupin keq ja kalbën..me të bashkë dhe vitet





krenaria vdiq me kokën e ulur
për një grusht dollarë, nëpër botë u tret
shkroi me lot pendimi ,dhe iku e mundur
guri rëndë peshon...vetëm në tokë të vet



29-01-2006


Postuar nga buzeqeshja datë 29 Janar 2006 - 18:00:

BRAVO!!!!!!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 29 Janar 2006 - 18:09:

Thank you


Postuar nga Isra datë 30 Janar 2006 - 14:05:

krenaria?


Ja nje grusht i forte ndaj personalitetit!

E bukur!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 31 Janar 2006 - 01:41:

Citim:
Po citoj ato që tha isra
krenaria?


Ja nje grusht i forte ndaj personalitetit!

E bukur!




Faleminderit qe keni marre mundimin te me lexoni.


Gjith te mirat...me respekt Shkodrani.


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 10 11 12 13 14 15 16 17 18 [19] 20 21 22 23 24 25 26 27 28 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.