Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 181 182 183 184 185 186 187 188 189 [190] 191 192 193 194 195 196 197 198 199 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga Keni datë 09 Korrik 2004 - 04:21:

Kenga e Frosines

Moj e bukura Janine
Qaj e qesh per bijen tende
C'vajte bere moj Frosine?
Ali Pashen na i cmende

Mbyte veten , moj e varfer
Qe ne dore mos i bije..
Mbi nje shkemb te gjoli i kalter
Pasha fshan prej dhembshurie

Krrusur krruspull permbi shpate
drithmerimen s'e mban dot
Mjekerr ' e thinjur , mjekerr e gjate
Sec ju njom e gjithe me lot

Gjoksin flake duke shqyer
Cohet e bucet me tmerr
"Zbrazni shpejt ne gjol t'urryer
Njeqind thase me sheqer

Qe perpjete te embelsohet
Ujte qe po pi ajo
..Muzgu bije toka ftohet
Terr i nates ra kudo

Sonte gjume s'ka Janina
Vale e gjolit dic po thote..
uje te embel pi Frosina
Ali Pasha, helm e lote.

Marr nga libri" Lirika "i Jorgo Bllaci-t


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 181 182 183 184 185 186 187 188 189 [190] 191 192 193 194 195 196 197 198 199 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.