Forumi Horizont | Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 181 182 183 184 185 186 187 188 189 [190] 191 192 193 194 195 196 197 198 199 » ... E fundit » Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
pergjigja e pyetjes 61 dhe 62 (2)
Cod. B28102006
per sa i perket reaksioneve te ndryshme qe ndodhin,ketu mund te kerkojme ndihme nga farmakologjia...mund te shohim se ku veprojne ilacet si metasegidi,sumatriptani etj dhe te mendojme mekanizmin qe mund te jete shkaktari i dhimbjes se kokes:
terapija me e thjeshte per hemikranian eshte ai i perdorimit te FANS (ilaceve antinfiamatore jo steroide) si nimesulidi,aspirina etj si dhe pushim dhe mundesisht ne nje ambient sa me me pak ndicim qe te mos sjelle bezdisje.
duke menduar qe FANS veprojne ne prodhimin e prostaglandinave,atehere mund te themi qe ne formimin e dhimbjes! jane disa lloj prostaglandinash qe shkaktojne nje zgjerim te eneve te gjakut (sme kujtohen se cilat shkronja ishin se jane 3-4 cope nese nuk gabohem ) si dhe marrin pjese ne percimin e dhimbjes qe shkarkojne teper ne tru dhe shkaktojne dhimbjen e kokes.
pastaj kemi ilacet te tjera si metasergidi dhe sumatriptani (ka edhe te tjere sidoqofte por keto jane me te perdorshmit dhe ky i fundit eshte edhe me i aferti qe eshte prodhuar dhe ka me pak efekte kolaterale).te dy keto veprojne mbi receptore te serotonines dhe te dy jane bllokues te ketyre receptoreve (antagoniste). ndryshimi ndermjet tyre eshte receptori ku veprojne: metasergidi vepron mbi receptoret 5-HT2 kurse sumatriptani tek 5-HT1 (5-HT eshte per 5 hidroksitriptaminen qe njihet ndryshe edhe si serotonina)...pa shkuar me teper mund te themi qe eshte serotonina ajo qe merr pjese me formimin e dhimbjes tek migrena.eksperimentet tregojne kemi nje shtim te metaboliteve te saj ne momentet e krizave dhe se ilacet qe veprojne mbi receptoret e saj jane shume te mire per te ndaluar keto dhimbje...serotonina eshte nje tkurres enesh gjaku qe gjendet me shume tek trombocitet (qelizat qe marrin pjese ne mpiksjen e gjakut) por edhe ne qeliza te tjera...
ka edhe ilace te tjera qe japin efekte per krizat e hemikranias si propanololi,amitriptilina,pizotifene etj
pergjigja eshte pergatitur bazuar edhe mbi konsultimin e librit te farmakologjise te Rang-Dale
who's next?
per pyetjen 70,kam degjuar qe gjumi ka nje rol te rendesishem ne formimin e memories...gjate gjumit fshiheshin te dhenat qe nuk duheshin kurse ato te rendesishmet kalojne ne "arkive" qe do te ruhen per nje kohe me te gjate...kete gje e kam degjuar kohet e fundit!
po le nje pyetje ne valle nderkohe:
pyetja 71 si eshte e mundur qe eret e keqe qe kemi vete i ndjejme me pak kurse ato te personit tjeter i ndjejme me shume.psh nese marrim eren e gojes,edhe nese na vjen ere te keqe nuk e ndjejme shume,kurse ate te dikujt tjeter,e dallojme direkt.ka ndonje shpjegim?
Gjithsej 401 faqe: « E parë ... « 181 182 183 184 185 186 187 188 189 [190] 191 192 193 194 195 196 197 198 199 » ... E fundit » Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.