Forumi Horizont | Gjithsej 669 faqe: « E parë ... « 181 182 183 184 185 186 187 188 189 [190] 191 192 193 194 195 196 197 198 199 » ... E fundit » Trego 669 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Me mire nje femer te huaj se nje shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5952)
Ne rradhe te pare ju keni nje ide te gabuar se nuk ka dallim nga ajo ane qe ke konstatuar me siper. Gjerat cdo njeri pa marre parasysh se ca kombesie eshte i ben nga injoranca apo situata ku ndodhet. Meqe ca nga ju dalin aq eksperta te bejne dallime te tilla pa kurfare ekperience personale vetem me te degjuar apo thjesht nga intuita momentale arrij ne perfundimin se keto konkluzione jane arritur nga injoranca, dhe mungesa e eksperiences. Mendoj se shoqeria njerezore eshte njelloj pa marre parasysh kombesine apo racen. Si eshte njelloj? Sic themi ne qe shqipetaret jane keshtu e ashtu, apo femrat shqipetare kane kete apo ate, te njejtat gjera jane pjese e cdo shoqerie. Cdo shoqeri ka klasat e veta, cdo shoqeri ka plerat e veta. Tani une kete se kisha degjuar po tani na doli se femrat e huaja nuk tradhetokan po te ikin e te lene me femije e me ca ca ke qe te ndjekin te dashurit, kurse shqipetare tradhetokan kur u pelqen nje djale.
Ky konkluzion s'mund te arrihet per njeshoqeri te tere ndoshta per nje apo per 2 persona qe ju i njihni personalisht po jo per popuj te tere se keto jane gjera qe varen nga edukata, nga moralet apo principet personale te njeriut. Sepse po te ishte ashtu sic thoni ju i bie qe te tere njerezit te vepronin njesoj dhe te mendonin te njejtat gjera. Cdo njeri eshte ndryshe dhe vendimet qe marrim ne jete edhe pse te tjereve mund tu duken te paarsyeshme shumicen e kohes jane zgjedhjet me te mira te mundeshme qe jeta ofron. Keshtu qe njeriu nuk duhet te gjykoj sepse jeta eshte plot te papritura dhe pikerisht ato gjera qe na duken te paarsyeshme tek te tjeret mund te jemi te detyruar ti bejme vet nje dite.
pershendetje
Gjithsej 669 faqe: « E parë ... « 181 182 183 184 185 186 187 188 189 [190] 191 192 193 194 195 196 197 198 199 » ... E fundit » Trego 669 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.