Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 183 184 185 186 187 188 189 190 191 [192] 193 194 195 196 197 198 199 200 201 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
DHE LARGOHET...TUTJE...LARG!
Rëndoj sonte tek ti i tëri
si dikur,me timen peshë.
Me jep ngrohtësi dhe guri
hedhur pa vlerë.
Ledhatoj dallgët e buta
prishur nëpër këmbë.
Dalngadalë i ve në duar
bëhen storm në pëllëmbë.
...dhe pastaj kthej kurrizin
bëj mbi to sikur notoj...
Seç më zbret diçka nga qielli
vehten nis të stërmundoj.
...dhe më çon me të pa besë
gjer te dashuri e parë.
Shkoj në bar cigaren ndez
gota zbraz rradhë , rradhë...
S`dehet më njeriu i dehur
të falet ty djegur në mall.
Mbush një thes me kujtime
.dhe largohet... tutje ...larg!
(Keto vargje ja detikoj dites sime te fundit si vizitor ne shqiperi.Jane te asaj ore kur u largova nga qyteti im i lindjes Sarande)
Valter Lazeri- 25 Korrik 2003
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 183 184 185 186 187 188 189 190 191 [192] 193 194 195 196 197 198 199 200 201 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.