Forumi Horizont Gjithsej 1423 faqe: « E parë ... « 186 187 188 189 190 191 192 193 194 [195] 196 197 198 199 200 201 202 203 204 » ... E fundit »
Trego 1423 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15256)


Postuar nga kurt datë 05 Prill 2008 - 03:07:

 orari i punes dhe stili e jetes nuk me lejon ta shoh shume driten e diellit. kisha 3 dite pa qitur qenin jashte shpie, kam nje oborr te vogel ktu ne katin e pare ku jetoj, dhe e le deren hapur per kyt mistrecin qe te hyj e te dali si te dojn. ishte nevrikosur pa dal dhe kishte kafshuar me dhembe divanin, hapur nje vrime te madhe:) kte se ka bere kurre.

 sot ja bera qejfin, u ngjita ne maje te nje kodre e mbushur me gjelberimin e pranveres, shume lule me shume ngjyra te ndryshme. duke u ngjitur perpjete filloj te me zihet fryma, por nuk ja vura mendjen se isha i habitur nga gezimi qe ky mistrreci ndjente. vraponte mbas fluturave dhe cdo gje qe levizte, dhe pastaj vinte te me puth doren sikur nje servil i madh qe eshte, te me falenderonte qe e nxorra jashte.tani duket i qete e i gezuar, i ka dalur gjuha nje pllembe jashte, dhe mezi po merr fryme, nuk po me trazon me.

mendimet e castit: shpresoj te perseris dite si kjo e bukur pranvere, larg makinave, larg njerzve, larg mureve qe me rrethojne, kompjuterit, larg cdo gjeje te perditshme. i humbur per nje cast mes cicellimave te zogjve dhe i dehur nga aroma qe lulet dhe gjelberimi i pranveres leshon mbi kodra. per nje cast nuk kam menduar per asgje as per vete dhe per askend, thjesht isha i mahnitur nga gezimi i qenit tim Tani, qe u be nje semundje ngjitse e momentit. nje krijese e thjeshte me mesoj te gjej gezim shpirtror ne momentin kur na duket me i boshatisur. shpresoj aksidente te tilla te perseriten.


  Gjithsej 1423 faqe: « E parë ... « 186 187 188 189 190 191 192 193 194 [195] 196 197 198 199 200 201 202 203 204 » ... E fundit »
Trego 1423 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.