Forumi Horizont Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 187 188 189 190 191 192 193 194 195 [196] 197 198 199 200 201 202 203 204 205 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)


Postuar nga Piktor datë 21 Dhjetor 2014 - 15:17:

Pershendetje Vizioner.
E lexova shkrimin. Mendoja se Nano kishte te drejte dhe ndihej i frustuar apo me shqip si qen i rrahur pas pompozitetit te reklamimit te librit te Fevziut.
Mirpo u desh reagimi i Nanos qe te mesojme se paska edhe shume te tjere te frustuar apo qene te rrahur.
Mete drejte njeriu revoltohet me padrejtesite e kesaj bote.
Megjithate njerez jemi dhe gabime bejme.
E kote te kerkosh modestine tek njeriu qe kerkon te beje karriere.
Sidomos kur perzierja modesti karriere i zene vendin njera tjetres nepermjet, nje shkrimi, disa shkrimeve duke i krahasuar dhe identitetin e personit ne fjale.
Modestia eshte ne kete rast false dhe me shume se false.
Epo nuk mund te jesh, si mund te jesh modest kur behet fjale per vlera, pra libra.
Libra te rendesishem qe kane shkruar dy gazetaret me te famshem sot per sot ne Shqiperi. Librat nuk jane si llogjet e gazetave.
Ketu duhet te ndalemi tek nje pike e rendesishme qe frustimi nuk ka kuptim dhe vendin e saj duhej ta kish zene pikerisht modestia.
Nese une si nje njeri i etur per te lexua libra dhe do gjendesha ne nje pozicion te veshtire zgjedhjeje prej dilemes se kam 1000 lek e dua ti shpenzoj per te blere njerin nga librat. Padyshim qe nuk do hezitoja dhe do zgjidhja apo preferoja librin e Nanos. Ne kete pike besoj se te njejten zgjedhje do te benin shume te tjere, pa pasur kurrefare paragjykimi se kush eshte shkrimtari ne kete rast. Te tjeret qe do benin zgjedhjen prej njeriut dhe jo librit ose jane fanatike ose kerkojne te zbulojne ndonje kuriozitet.
Nga ana gazetareske nese une harxhoj nje pjese te mire kohe me qejf duke degjuar e pare emisionin Opinion te Fevziut nuk ndodh e njejta gje me emisionin e Nanos.
Duke pare realitetin ku jetojme kuptohet se aftesia e Fevziut per te promovuar librin e tij kalon ne tjeter rruge apo labirinth mediatik dhe politik krahasuar me ate te Nanos kuptohet se tashme edhe ne Shqiperi jane krijuar ca realitete dhe stade te ndryshme. Keto realitete jane ne konflikt me njera tjetren dhe mund te thuhet se lufta sapo ka filluar. Jo se nuk egzistonte me pare ky konflikt por tashme ka filluar te shfaqet hapur.
Perderisa Fevziu hesht ne fakt kjo lufte behet akoma me interesante.
Jo se mungon apo kemi nevoje per duel te ashper, te drejtperdrejte mes dy koloseve te gazetarise. Pasi nuk eshte gjithmone e domosdoshme beteja apo dyluftimi qe kerkon apo mbyllet me eleminimin e njerit nga dyluftuesit, kjo ne media nuk mund te qendroje sepse armet e tyre nuk jane te mbushura me barot por me helm qe te helomojne por nuk te lene te vdesesh.
I kote mundimi i Nanos nderkohe te perzieje apo perfshije edhe Puton, Frasherin Demirajn etj. kesaj i thone me te vertete" qellove si kalama" o Nano.
Kthehemi tani tek Moza.
Nuk e kuptoj pse e kane kapur kaq keq me Bleonen, aq me keq qe ajo eshte ne Amerike dhe jo ne Shqiperi. Pse duhet te shkojme kaq larg valle kur kemi televizonet tona, kombetare o jo qe jane te mbushura me vazja te bukura qe tundin vithet e tyre te bukura per te na argetuar. Perveç kesaj ne plataformat digitale nuk mund te mungoje as erotizmi aq me pak pornografia qe promovojne me shume se Bleona ate qe na kritikojne namuzqaret e ofenduar nga qerretizmi. Pas gjigandeve televizive qe kullufisin miliona ne dite kemi edhe personazhe te tjere loaklesh e interneti qe nuk ka sesi skandalizojne keta baballare qe nuk kane sesi ta dine qe bijte e tyre qe rrine deri ne oret e vona te nates apo ne agim bareve e pubeve ne aromen e vitheve te njoma qe perdridhen dhe shume aromave te tjera apo masturbhen pas ekraneve.
Jo se keto fjale si modesti, perunjesi, nuditet nuk i ka trajtuar edhe Moza por menyra sesi i servir duket sikurse kjo nuk ka jetuar aspak ne kete bote deri dje apo sot dhe paparitmas ajo nga reagim i nje gazetari zbulon se eshte e mbuluar apo rrethuar nga llumi.
Epo politikisht Moza eshte korrekte qe do te thote se nese je politikisht korrekt nuk je tjeter veçse nje partizan dmth i njeanshem.
Kur me bejne moral politikanet ofendohem rende. Ke pare ti politikan te varfer (ne Shqiperi po them) Jo. Edhe ai qe deklarohet i tille, ose ka mamane ose vellezrit, dikush gruan apo shoket qe nuk e lene te jete i tille. Une ndihem si Liza ne boten e çudirave sesi ketyre varfanjakeve u realizohen enderrat te bejne dasma neper kala, te blejne kollare e çorape te shtrejta, i paguajne qerane e shtepise, u dhurojne sende me vlera te medha, keshtu kot per qejf, hobby se helbete njeri ne nevoje. Ne kete pike me duket e tepert te shkruaj se fukarejve te vertete atyre qe nuk kane lek te blejne nje thes miell e as te paguajne energjine per te gatuar nuk u dhuron kush asgje, perkundrasi perfundojne ne burg. E politizova çeshtjen e kuptoj shume mire se njerzit ishin mesuar te vidhnin e abuzonin me shtetin rrumpallle ( liberal- nenkupto) me ate te shtetit ligjor qe pretendon ta bejne ata qe ne rradhe te pare nuk jane ne rregull me ligjin ne mos me ligjin me ndergjegjen.


  Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 187 188 189 190 191 192 193 194 195 [196] 197 198 199 200 201 202 203 204 205 » ... E fundit »
Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.