Forumi Horizont | Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 187 188 189 190 191 192 193 194 195 [196] 197 198 199 200 201 202 203 204 205 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Ishte nje situate e cuditshme ti po largoheshe nga une ne menyre te rrufeshme sikur kurre te mos kishe egzistuar brenda meje…S’di cfare bera per te te mbajtur por e di qe mundimet e mia i njgjanin atij stermundimi te lodhshem qe ben njeriu i padeshire,njeriu qe dikur i ka provuar te gjitha dhe kurre s’ka mundur dhe papritur i ka lene te gjitha.Kerkoj te rikrijoj ne mendjen time te gjitha ato cka ne kishim bashke,te gjithen timen dhe te gjithen tenden qe kurre se pata.Te desha vertete???Tani se di me,ne kujtesen time te zbrazur s’ka mbetur me asgje ajo ka mbetur si nje koshere e zbrazet bletesh(vetem ti e mbushje valle????).Por nje mengjez u ngrita ndryshe,ktheva koken krah meje dhe duke pare vendin tend bosh s’ndjeva asnje keqardhje,asnje lot i thare s’rodhi ne faqen time,asnje dridhje s’ma pershkoi trupin,asgje…bosh,vakum,kotesi por asnje mall dhe pergjerim per ty.Te desha vertete?Thone qe ndodh qe njeriu i zemres te te behet njeriu me i huaj,kjo ndodhi me ne.Dikur e vogel kisha nje menyre te pazakonte te te parit te gjerave,cdo gje bardhezi,femije pa endrra ,femije i rritur dhe loja ime e preferuar ishte te heshtja,te heshtja duke mos menduar asgje,te heshtja ne boshllek.I urreja kukllat, i urreja lulet dhe dashuroja naten…Ti solle njgyrat ne jeten time,papritur une fillova te shihja,papritur fillova te kisha endrra,i desha dhe kukllat dhe lulet(me duket se te desha dhe ty!!!!!!!!)Kur ike i more te gjitha me vete,e more dhe ate pjese timen qe vetem ti munde ta njohesh,ate pjese qe te deshi totalisht pa kushte,ne verberi dhe harrbim njgyrash.More me vete aromen time,te gjitha klithmat dhe orgazmat e verteta,puthjet e lageshta dhe lotet naiv,te gjitha fjalet te thena dhe te pathena,more ate pjese timen qe qeshte,qe s’ngopej se beri dashuri,ti more endrrat…Bere mire qe ike,kjo qe jam une s’te do me,s’te ka dashur kurre.Tani jam e qete ,pa ty,pa njgjyra.Ky shtrat i madh dhe bosh me fton ne nje gjume pa endrra.
Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 187 188 189 190 191 192 193 194 195 [196] 197 198 199 200 201 202 203 204 205 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.