| Forumi Horizont | Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Per shpirtrat e lire! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10772)
Citim:
Po citoj ato që tha Kuriozi
ne respekt te atyre qe shkrujne poezi poe te dergoj dhe une dicka te tille
Hëna jote
E shkelën dhe hënën
Shpirt
Po shkoj të qaj për ty
Kërkoj mendjen dhe ngrihem
Në qiej - fjalët
Zhuritëse
Mes një përflakje të shkuar
Qendron pjesa ime
Ato ikën si fjalët e pashkruara
Përjetuar veç në zemër
Erë o Erë që fryn
Në Tokën e Diellit
Ku t’i gjej unë fjalët e pathëna
Të zbus
Këtë shpirt prej vreri
Tmerri….
Hënë
Dhe ti Erë që në çdo vend troket
Të pyes: “ku shkoi dritë hëna
Ime”
Të lutem përgjigjmu Erë
Thuaj dhe ti: "E shkelën Hënën"
Rrugëve të pas-Egnatias"
Përgjatë vendit tim
Atje ku pashë e njoha dritë -zemrën
Labirintet
Mbrojtjen
Rrugën pa kthim
Më mungojnë fjalët, prekjet
"Hena e shkelur" shfaq dhe sytë
Premtojne
Tallin, therin e presin
Më e mira mend më mbyt
Pudrosur në klimë -mendjen e tyre
Baltosur në pluhur-eshtra
Fytyrë -lyrat
Po fiken thellë në zemër
Si në vrimë të zezë një "yll që bie"
Dhe zgjimi do të jetë "i malltë"
Ku je?
Shiko jashtë
Drita ndrin, këngët heshtin
Zemrat presin………..
Vdis dhe ti.!
Për mua; të vdekurin për ty
Jeto po munde bashkë me Erën
Që atëherë, frynte për të dy
Të harroj "hënën e shkelur"?
Po shkoj të jetoj më lehtë
Me pak paqe, në të lodhurën mendje
Zgjas një dorë të ndez një Diell
Që…. S’i ngjan dritëhënës tënde.
| Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.