Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- Legjendaret Led Zeppelin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11122)
Shkallë për n’Parajsë
Eshtë një grua që besonte, se çdo gjë që ndrin është ar
Dhe kërkon të blerë një shkallë për n’Parajsë.
Kur të mbërrijë atje, e ti gjejë dyqanet mbyllur
Ajo e di se me një fjalë mund t’i marrë ato që do.
Ooh, dhe ajo i bleu shkallët për n’Parajsë.
Sheh një shenjë në mur, por ajo do të bindet
Sepse dihet, nganjëherë fjalët kanë dy kuptime.
Në pemën ndanë përroit, një bilbil ia thotë këngës,
Ndodh që nga mendimet tona, shpesh lindin dyshime.
Ooh, dhe kjo më habit,
Ooh, sa më habit.
Se ç’ndjej thellë vetes, kur Perëndimin sodis,
Dhe shpirti më qan për arrati.
Në mendje kam parë unaza tymi përmes pyllit,
Dhe zërat e tyre që shtangen tek i shohin.
Ooh, sa habi,
Vërtet, sa habi.
Pëshpërima hapet shpejt, ndërsa ne kërkojmë tingullin
Dhe fyelltari do t’na udhëheqë drejt arsyes.
Ditë e re do agojë për ata që durojnë gjatë,
Dhe pyjet do jehojnë me galdim.
Nëse diçka lëviz në korije, mos u frikëso,
S’është veç banja pranverore për Mbretëreshën e Majit.
Janë dy shtigje që mund të ndjekësh, por pas një rruge të gjatë
Ke ende kohë ta ndërrosh shtegun ku po ecën.
Dhe kjo… më habit.
Koka të buçet e kjo do vazhdojë, sa ta kuptosh,
Se fyelltari po të thërret, për bashkim.
Zonjë e dashur, dëgjoje erën tek fryn, a e di se
Shtegu yt shkrihet me erën që pëshpërin.
E ndërsa baresim tëposhtë shtegut,
Hijet tona, më të gjata se shpirtrat tanë.
Ja dhe zonja që të gjithë ne njohim,
Ndrin si drita për t’na treguar
Se si në ar çdo gjë shndërrohet.
Dhe nëse mbani vesh mirë
Do ta ndjeni më në fund atë tingëllimë.
Kur të gjithë janë Një, dhe Një është të gjithë
Të jesh shkëmb, dhe jo gur në rrokullimë.
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 » Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.