Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- At Nikolla Marku: Greqia te terheqe eshtrat e ushtareve pushtues. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12147)


Postuar nga kontinenti datë 23 Gusht 2006 - 05:36:

Direkt strategji anti shqiptare varrosja e ushtareve greke ne vendin tone.
Gjate luftes se II boterore, pati shume varre italianesh dhe gjermanesh ne vendin tone, por qeverite perkatese erdhen dhe i moren eshtrat e ushtareve te tyre, pasi mbaroi lufta.
Kurse me greket ndodh ndryshe.
Perse valle?
Perse i gjithe ky angazhim i qeverise greke qe keta ushtare te varrosen ne Shqiperi?
Perse ky angazhim i Anastasios Janullatos qe keta ushtare te varrosen ne Shqiperi?

Populli yne ka nje proverb i cili thote: Guri i rende ne vendin e vet.
Atehere, se pari, perse greket me ne krye Janullatosin injorojne dhe vete eshtrat e ketyre ushtareve te vrare?
Nga do qe te shkoje njeriu, ai kerkon qe fundin ta kete ne vendin e tij dhe sidomos varrin ta kete atje ku ka lindur.
A nuk po bejne greket nje spekullim shume te madh qofte dhe me te vdekurit e tyre?
Ku eshte qellimi i kesaj varrosje te njerzve te huaj, ne toke te huaj?
Natyrisht ata ishin pushtues dhe, ne qoftese nuk i poshterojme, kurresesi nuk duhet t`i nderojme.
Nderohet vetem ai qe ben nder.
Nuk nderohet ushtari qe vjen me pushke ne dore te vrase gra e femije dhe i perligjur si pushtues.
Nga ana morale, juridike, patriotike etj. nuk ka asnje shkak te nderohen keta ushtare te perligjur si pushtues.
Ne keto varreza, a do vendosen lule?
Ne emer te cfar gjeje do te vendosen keto lule?
Valle ne emrin e vrasjes se sa me shume shqiptareve?
Do te kujtohen me rrespekt te varrosurit?
Ne emer te kujt do te jete ky rrespekt?
Ne emer te vrasjeve te shqiptareve qe ata kane bere?
Atehere, perse greket nuk ngrene nje monument te madh, ne shenje rrespekti te ushtareve gjermane te vrare ne Greqi?
Perse greket e kerkojne kete gje tek shqiptaret, kurse per pushtuesit e tyre nuk lene fjale te keqe pa thene.
Apo, greket perfitojne nga rasti qe, kane filialin e tyre ne Shqiperi, me emrin Anastasios Janullatos.
Do bejme komente te letres se At Nikolla Markut, ku jo At Nikolla Marku me penen e tij, por vete sjellja e pa turpshme e Anastasios Janullatos qe kujdeset per anti shqiptarizmin, e nxjerr ne pah me se miri qellimin dashakeq ndaj shqiptareve qe ka ky prift i cili ka uzurpuar kishen e Shqiperise dhe qe i sherben interesave politike te Greqise.
Del me se miri misioni antishqiptar i Anastasios Janullatosit, mision ky qe ka qellim mashtrimin historik.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.