Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ATP (Adenozine Trifosfat) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12662)
nje veshtrim mbi gjerat qe do trajtoje kjo teme
Cod. A22122006
Ca inoti...shkrujta gjith ate shkrim dhe ne fund ngaterrova dicka dhe mbylla faqen...boooo...nejse,edhe iher...
Doja te thoja dicka ne pergjithsi per sa i perket kesaj teme dhe gjerat qe do trajtoje.Shkrimet do te behen edhe me ndihmen e librave,shenimeve si dhe siteve te ndryshme te internetit qe do ta bejne sa me te kompletuar kete teme. Do thoni ju po ca ka per te thene per kete molekule?
Pik se pari mbajeni mend mire qe ATP eshte EURO e trupit (them euro se dollari ka rene icik ).E gjeni ne pothuajse cdo veprim te trupit.I gjithe metabolizmi i trupit ka si qellim te prodhoje ATP (hiq nje pjese te vogel qe mund te duhet per proteinat) dhe ka raste qe arrin deri ne piken qe,kur nuk ka materiale,trupi fillon e perdor depozitat dhe arrin deri aty sa te shkaterroje proteinat e qelizave per te formuar ATP.Po ashtu kemi procese qe ne mungese te oksigjenit,tentojne te prodhojne nje sasi te vogel qe gjithsesi nuk eshte qe mjafton! Per mekanizmat e ndryshem dhe per situatat qe behen keto procese do te trajtohen me vone.
Do te trajtohet cikli i glikolizes dhe i krebsit si dhe mekanizmat e kalimit te produkteve ne mitokondri si dhe fazat e fundit per prodhimin e ATP...
Pastaj kemi proceset qe kryhen ne siperfaqe te qelizes si ekuilibri i joneve qe sherbejne ne shume funksione si psh ne zemer,percim impulsi nervor,etj etj...
ATP-ja sherben per formimin e proteinave sic e kam treguar tek tema e gjenetikes...
Tjeter...keni pare ndonjehere nje person te vdekur para disa oresh? Nese po,do te keni vene re qe eshte i ngrire ne nje pozicion fiks dhe nese e luan serish ruan ate pozicion?Eshte ajo qe quhet "Rigor Mortis" dhe qe vjen si pasoje e nje bllokimi te ciklit te ATP kur vdes njeriu...do te shpjegohet cikli i tkurrjes dhe leshimit te muskulit...
Pastaj ATP ka edhe format e tjera si ADP dhe AMP. ADP-ja eshte gjetur qe eshte neurotrasmetues,eshte pikerisht kjo shenjestra e kafese qe pini perdite qe te mos ju zere gjumi...
Cfare kemi tjeter?Kemi AMP qe merr nje forme ciklike dhe sherben si lajmetar i dyte ne brendesi te qelizes per procese te ndryshme...
Etj etj...pak a shume keto kisha shkrujt edhe tek hera tjeter por qe mu prish...
Per detaje te meteperta,ose funksione te tjera do ta shihni ne vazhdim!
Do tu kerkoja qe te me ndihmonit me ndonje shkrim qe ka te beje me temen per faktin se vetem nuk do ja arrij dot ta bej sa me te plote kete teme!
Ja kalofshi mire!
Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 » Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.