Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Raki (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12765)


Postuar nga Balerina datë 07 Dhjetor 2006 - 08:47:

Gjyshi im berjen e rakise e ka patur hobi i ndjeri. Per martesen e babait tim pati bere raki aq te mire thone njerezit, saqe te gjithe po "vidhnin" nga nje cike. Prandaj une mbaj mend se si behet rakia pak a shume...ne fakt heren e pare qe kam pire raki ka qene direkt sa ishte bere.
Kazane te tille deri tani nuk kam pare dhe nuk besoj se do te shoh ne USA. Po deshe te shohesh kazanin e rakise, kur te shkosh ne Shqiperi shko tek Muzeu Etnografik ne Kruje (po them kete pasi e di si fakt qe atje gjendet nje kazan i tille).
Nuk besoj se mund te behet ne USA me te njejtat kushte si behej ne Shqiperi. Gjyshi rrinte gjithe naten nen zjarr(per tre nete), i sillej kazanit sa andej kendej, dhe e priste rakine me pika, se tek fillimi i kazanit mbaj mend qe vihej nje cope pambuk qe ta pastronte.
Gjithsesi, do te pyes perseri, dhe do te te them me shume.


  Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.