Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Jeta shqiptare rrotullohet rreth politikes? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13234)


Postuar nga Amici di Nessuno datë 26 Shkurt 2007 - 04:58:

Po te jap edhe une nje shembull. Ilir Dashi, eksponent i LSI-se, prej me se dhjete vjetesh ka patur dhe ka ne Tirane nje pune private qe do e kishte zili cdonjeri nga ne jashte apo brenda shqiperise. Pune e bukur, leke plot, rehat. Dhe nuk ka qene ndonje njeri qe cdo muhabet e kalonte tek politika, nuk ka qene militant, thjesht nje intelektual qe nuk pajtohej me extremizmin ne politike. Dhe papritur i hyn edhe vete. Mendoj shume here me vete PSE? Per leke? nuk e besoj. Per karriere? Ndoshta, po te mendosh qe ate pune qe ka ai do e kishte zili cdo minister?
Po nga ana tjeter them me vete se ndoshta njerez si ai me kulture i duhen politikes shqiptare. Njerez qe kane pervoje pune e administrimi (nuk eshte kjo e fundit ajo qe i mungon me shume shtetit shqiptar?). Njerez qe mbi te gjitha kane edukate qytetare, kulture. Nje njeri te tille do e pranoja ne politike.
Por ama ke shume te tjere te rinj qe jane kthyer nga jashte me shume per te mbushur xhepat me politiken dhe pas dy tre vjetesh do te kthehen prape atje ku ishin ne Kanada, apo Amerike, Angli (tipa si Besnik Gjongecaj psh). Njerez te tille nuk do i doja ne politike sepse ata nuk i sjellin asnje te mire atij vendi per vec se xhepit te vet.


  Gjithsej 26 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.