Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- Fakte Unike rreth Bibles (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13826)
E di si eshte puna beso, se ketu sna ka dal njeri me na shpjegu ca gabime biblike qe kena nxjerr neve muslimanet, keshtu qe para se te shkruje fjalin e fundit do besh mire te kthesh pergjigje per ato qe kemi postuar neve. Ajo qe ke bere ti me siper eshte nje mesim shume i bukur apologjetik qe i ka kaluar e pak fjale vakti i ngrenies shume kohe me para sepse shkenmca e kriticizmit Biblik ka kaluar shume etapa dhe etapen e shkruar nga ty me lart e ka kaluar me kohe perpara, gjithsesi po te shrkauj nje pergjigje per vertetsin e Bibles. Majfton te shikosh se ka shume versione Biblash duke filluar nga ai i Kishes Katolike tek ai i King James Version, bastaj RSv e shume te tjera qe nuk po i permendim ketu dhe keto bibla(duke perfshire dhe RSV kane shume versete qe kan nga nje yll ku tregohet se keto versete jane ne diskutim0. kjo ndodh per vet arsyen e mendimin se shume teolog te shekullit te pare pas Apostjve nuk i kan besuar ketyre librave madje kan pasur dhe libra te tjer si ungjij, mos harrojm Eusebin etj....Vete krijimi i dogmes se Krishtere per trinitetin eshte i atille qe te ben te mendosh se kjo fe nuk ka zbritur e krijuar por ka evoluar me kalimin e shekujve duke shtuar e duke hequr ctu interesonte njezve te pushtetshem. Kjo pohoet shume qarte dhe tek Libri i Bart Erhman Misquoting Jesus the story behind of those who changed the Bible, and why. ku ai mer si shembull ceshtjen e gruas se si disa apo shume vargje jane shtuar apo edituar nga shume skribe....
"Një nga pasazhet më të rëndësishme në diskutimet bashkëkohore lidhur me rolin e gruas në kishë gjendet tek 1 Korintasve 14. Pasazhi siç shfaqet më së shumti në përkthimet e sotme të Biblës në gjuhën angleze është si më poshtë: “33 Sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve. 34 Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikur thotë edhe ligji. 35 Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë. 36 Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?”
Ky pasazh shfaqet si një urdhëresë e drejpërdrejt për gratë që të mos flasin (lëre më të japin mësim!) në kishë, njësoj si pasazhi i 1 Timoteut 2. Siç e pamë më lartë, shumica e teologëve janë të bindur se nuk është Pali autor i pasazhit të 1 Timoteut, sepse ai shfaqet në një letër e cila duket se është shkruar nga një ndjekës i Palit në shekullit e dytë që e ka shkruar në emër të tij. Por askush nuk dyshon se Pali ka shkruar letrën drejtuar Korintasve. Por ka dyshime lidhur me pasazhin e cituar më lart. Ashtu siç gjendet në formën e tanishme, versetet në fjalë (v. 34-35) janë zhvendosur në shumë prej dorëshkrimeve të rëndësishme biblike. Në tre dorëshkrime Greke dhe në një çift dorëshkrimesh Latine, versetet gjenden jo pas versetit 33 por pas versetit 40. Kjo i ka bërë shumë teologë të hedhin hipotezën se këto versete nuk janë shkruar nga Pali, por fillimisht kanë ekzistuar si shënime anësore të shtuara nga një skrib, me shumë mundësi i influencuar nga pasazhi I Timoteut 2. Ky shënim anësor më pas është future në vende të ndryshme të tekstit nga shkrues të ndryshëm, disa e kanë vënë këtë shënim pas versetit 33 e të tjerë pas versetit 40.
Ka arsye të mjaftueshme për të besuar se Pali nuk është autori i këtij pasazhi. Së pari, ky pasazh nuk shkrihet mirë me kontekstin. Në këtë pjesë të 1 Korintasve Pali është duke diskutuar për çështjen e profetizimit në kishë, e është duke i dhënë udhëzime profetëve të krishterë se si duhet të sillen gjatë shërbimeve të adhurimit në Kishë. Kjo është tema e verseteve 26-33, dhe është po e njëjta temë edhe e verseteve 36-40. Nëse heqim versetin 34-35 nga konteksti, pasazhi shfaqet si një tërësi e cila bën fjalë për rolin e profetëve të krishterë. Diskutimi për rolin e grave në kishë, ndërhyn në mënyrë të beftë në kontekstin e pasazhit, duke thyer në mes udhëzimet që Pali është duke dhënë për një çështje krejt tjetër.
Pohimi se ne codexet e vjetra jan te shkraur te gjitha gjerat qe jan sot ne Bibel eshte nej barcalet me nje fabul te pakuptueshme majfton te shikoni ketu poshte
http://www.islamic-awareness.org/Bi.../canonages.html
ne seksionin e testamentit te Ri, sepse formati i forumit nuk i perballonte dot ato tabela dhe po ju doli koha lexoni dhe ket artikull
http://www.islamic-awareness.org/Bi.../citations.html
gjithsesi eshte fare e kuptueshme nga numri dhe versioneve te bibles qe
persa i perket fakteve shkencore eshte disi budallallek se kisha prandaj denoi gjithasto shkencetar qe pretendonin rrumbullakesin e tokes. Per faktet Arkeologjike, dihet se grupet e para Arkeologjike qe u nisen me gjasme per te vertetuar se Bibla eshte e sakte jan nisur me nje qellim te caktuar me pare, qe te vertetojn me doemos kete gje, pra edhe sikur te mos jet e vertet.
prandaj askush nuk mohon qe Bibla eshte e korruptuar duke qen se jan verjetur shume nderhyrje ne te, me apo pa dashje, duke qene se askush nuk di se kush ishin 4 kriteret qe u zgjodhen keto ungjij dhe pse keto te kater, askush nuk di se kush ishte Marku , Mateu, Luka apo Gjoni. Teorit e fundit kane nxjerru jasht loje iden se Mateu eshte i pari duke i atribuar markut ungjillin e pare dhe ky madje eshte bazuar ne burimin Q (quelle) dhe kjo ne baze te shume kritikeve protestant Gjerman, ndersa per katoliket kete teze e aprovon dhe Raymond Brown.
Se fundi ben mire te mos lexosh vetem apologjit e pastorit apo priftit tend por hajde me kembe ne toke dhe lexo c'eshte per tu lexuar. kalofsh mire, mos harro pak pergjigjet per gabimet biblike, jo per gje po ke then ne fillim qe ajo eshte frymezuar e gjitha nga Zoti, apo jo?2 Timoteu 3 : 16
Gjithsej 15 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.