Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Energji e Erret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14234)


Postuar nga Fizikanti datë 30 Korrik 2007 - 23:12:

interesante kjo teme...

Desha te shtoja dicka ne lidhje me kete teme intresante.
Cdo gje ne lidhje me energjine e zeze eshte nje spekullim per mendimin tim. Me sa di une nuk ka asnje prove qe te vertetoje ekzistencen e kesaj lende apo energjie. Keto teorira dhe shpjegime bazohen ne vezhgime dhe mundohen te perdorin dicka qe nuk e njohim "energjine e zeze" (duhet te themi qe nuk ekziston perderisa nuk eshte provuar) per te vertetuar nje effect. Dhe me tej keto teorira i japin veti kesaj "energjie ose lende te zeze" ne menyre qe kur perdoret shkenca qe ne e pranojme sot universi dhe cka ne vezhgojme te shpjegohet. Mua me duket si menyra me e thjeshte per te provuar dicka, njekohesisht si menyra qe ka mundesi te madhe te jete e gabuar. Te mos mundesh te shpjegosh dicka qe shikon me "shkencen" qe ne kemi pranuar nuk do te thote qe ka dicka tjeter qe ne nuk e kemi zbuluar (mundet dhe te jete keshtu).

Po sikur shkenca qe ne kemi pranuar dhe qe mesohet neper shkolla dhe universitete te jete e gabuar? Dhe tani qe kemi ne mundesi me te medha vezhgimi (ne te gjitha fushat) te shikojme "anomali" qe nuk duhet te ndodhnin sipas "shkences" qe ne perdorim. A eksiston nje mundesi e tille? Une do te vija bast gjithcka kisha qe ne nje te ardhme te aferme (brenda jetes sime) ne do te zbulojme se shkenca qe ne perdornim eshte ne themel e gabuar. Dhe se pershkrimi i natyres behet ne menyre tjeter me effective dhe te thjeshte. Kjo menyre do happi rruge per zbulime te medha qe sot as nuk i imagjinojme. Njekohesisht do ti lere shkencetaret qe ndjekin qorrazi teorite e tanishme me goje te hapur.

Por kjo nuk do jete e lehte sikur nuk ka qene e lehte ne ato kohera kur shkenca ndryshoi drejtimin e saj. Shume i hidhen poshte iderat e raja te viteve 1900 duke thene se keta njerez ishin te cmendur dhe nuk mund te ishe keshtu. Ky brez eshte me shume fat pasi do jete deshmitar i nje revolucioni ne shkence te papare qe ne vitet 1900.

Qellimi i ketij mesazhi nuk eshte te hedhi poshte kete teori apo te beje deklarata ekstreme te veje ne dukje diturite e personit qe e shkruan. Eshte shkruar qe te hapi sadopak horizontet e brezit te ri, dhe te gjithe atyre qe jane te guximshem te mendojne jeshte kufijve te shkences se sotme.

Me falni per gjuhen, nuk e praktikoj shume shqipen. Nese doni ndonje detaj ne lidhje me cfare shkrova ketu mund to ktheni pergjigje ketij shkrimi dhe jini i detajuar ne pyetje nese kerkoni pergjigje te detajuara.


  Gjithsej 19 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.