| Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Legjislacione dhe konventat ndërkombëtare mbi mjedisin. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=366)
-- Direktivat e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për Ajrin dhe Nivelet e Grimcave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14602)
Neni 1
Objektivat
Synimi i përgjithshëm i kësaj Direktive është përkufizimi i
parimeve bazë të një strategjie të përbashkët për të:
— Përcaktuar dhe vendosur objektiva për cilësinë e ajrit të
ambientit në Komunitet, të synuara për shmangien, parandalimin
ose uljen e pasojave të dëmshme mbi shëndetin e njeriut dhe
mjedisin në tërësi,
— Vlerësuar cilësinë e ajrit të ambientit në Shtetet Anëtare
mbi bazën e metodave dhe kritereve të përbashkëta,
— Marrë informacion të mjaftueshëm mbi cilësinë e
ajrit të ambientit dhe për të siguruar disponueshmërinë e këtij
informacioni për publikun, midis të tjerash me anë të pragjeve
sinjalizuese ,
— Ruajtur cilësinë e ajrit të ambientit, kur kjo është e mirë
dhe për ta përmirësuar atë në raste të tjera.
Neni 2
Përku fizime
Për qëllime të kësaj Direktive:
1. ‘ajri i ambientit’ nënkupton ajrin në ambiente të jashtme
në troposferë, duke përjashtuar vendet e punës;
2. ‘ndotës’ nënkupton çdo substancë të prezantuar nga
njerëzit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo në ajrin e ambientit
dhe që ka të ngjarë të ketë pasoja të dëmshme për shëndetin e
njeriut dhe/ose mjedisin në tërësi;
3. ‘nivel’ nënkupton përqëndrimin e një ndotësi në ajrin
e ambientit ose depozitimin e tij mbi sipërfaqe në një kohë të
caktuar;
4. ‘vlerësim’ nënkupton çdo metodë të përdorur për
matjen, llogaritjen, parashikimin ose vlerësimin e nivelit të një
ndotësi në ajrin e ambientit;
5. ‘vlerë kufi’ nënkupton një nivel të caktuar mbi bazën e
dijeve shkencore, me synim shmangien, parandalimin ose uljen e
pasojave të dëmshme mbi shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisin
në tërësi, që duhet të arrihet brenda një periudhe të caktuar dhe
të mos tejkalohet kur arrihet;
6. ‘vlerë e synuar” nënkupton një nivel të caktuar, me
synim shmangien e më shumë pasojave të dëmshme afatgjata
mbi shëndetin e njeriut dhe/ose mjedisin në tërësi, që duhet
arritur sipas mundësisë, brenda një periudhe të caktuar;
7. ‘prag sinjalizues” nënkupton një nivel përtej të cilit
egziston rreziku ndaj shëndetit të njeriut nga ekspozimi i
shkurtër dhe për të cilin duhet të merren hapa të menjëhershme
nga Shtetet Anëtare, siç përcaktohet në këtë Direktivë;
8. ‘kufiri i tolerancës’ nënkupton përqindjen e vlerës kufi
me anë të së cilës kjo vlerë mund të tejkalohet ,duke iu nënshtruar
kushteve të përcaktuara në këtë Direktivë;
9. ‘zona’ nënkupton pjesë të territorit të tyre të cilës i
caktohen kufijtë nga Shtetet Anëtare;
10. ‘grumbullim’ nënkupton një zonë me përqëndrim
popullsie prej më tepër se 250 000 banorë, ose ku përqëndrimi
i popullsisë është 250 000 banorë apo më pak, një dendësi
popullsie për km2 e cila për Shtetet Anëtare jusitifikon nevojën e
vlerësimit dhe menaxhimit të cilësisë së ajrit të ambientit.
Neni 3
Zbatimi dhe përgjegjësitë
Për zbatimin e kësaj Direktive, Shtetet Anëtare caktojnë
në nivel të përshtatshëm autoritete kompetente dhe organe
përgjegjëse për:
— Zbatimin e kësaj Direktive,
— Vlerësimin e cilësisë së ajrit të ambientit, — Miratimin e aparateve matëse (metodat, pajisjet, rrjetet,
laboratoret),
— Sigurimin e saktësisë së matjes nga aparatet matëse dhe
kontrollin e ruajtjes së kësaj saktësie nga ato aparate, veçanërisht
me anë të kontrolleve të brëndshme të cilësisë, të kryera midis
të tjerash, në përputhje me kërkesat e standardeve Europiane të
sigurimit të cilësisë,
— Analizën e metodave të vlerësimit
— Bashkërendimin në territorin e tyre të programeve
të sigurimit të cilësisë mbarë-komunitare, të organizuara nga
Komisioni.
Në dhënien e informacionit për Komisionin, Shtetet Anëtare
duhet të vënë në dispozicion të publikut informacionin e referuar
në nënparagrafin e parë.
| Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.