Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Globalizimi, pro apo kunder? (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=180)
-- Bashkimi Europian - News (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14759)


Postuar nga Tulipani datë 05 Shkurt 2008 - 22:02:

BE-ja miraton Misionin në Kosovë

Bashkimi Evropian ka miratuar kuadrin ligjor dhe financiar të Misionit të ardhshëm në Kosovë, pas vendimit politik që u mor nga udhëheqësit evropianë, dhjetorin e shkuar. Presidenca sllovene e BE-së i konfirmoi korrespondentes së BBC-së në Bruksel se ky plan i përbashkët veprimi bazohet në Rezolutën 1244, të Këshillit të Sigurimit, që i referohet pranisë ndërkombëtare të sigurisë. Faza përfundimtare e procesit do të jetë vendimi për dislokimin e misionit, që pritet të merret gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, më 18 shkurt. Afati për miratimin e Misionit ishte më 4 shkurt, me qëllim për të mos ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale serbe. Qiproja dhe Rumania ishin midis disa vendeve që kishin këmbëngulur se ky vendim duhej marrë pas zgjedhjeve serbe dhe para se Kosova të shpallë pavarësinë, sepse përndryshe kjo do të kishte shkaktuar probleme me bazën ligjore të misionit. Nga ajo datë, Bashkimi Evropian ka 120 ditë kohë për të dislokuar 1800 zyrtarë policie dhe ekspertë ligjorë që do të marrin mandatin e pranisë ndërkombëtare nga Misioni i OKB-së, UNMIK. Sipas vendimit, që u mbështet nga të gjitha vendet e BE-së, përveç Qipros, që përdori mekanizmin e ashtuquajtur "abstenim konstruktiv", kostoja e misionit do të jetë 205 milionë euro, për 16 muajt e parë. Mandati i misionit është për 28 muaj, por kjo, thonë diplomatët evropianë, nuk është domsdoshmërisht kohëzgjatja e misionit. BE-ja ka rënë gjithashtu dakord që të caktojë diplomatin holandez, Peter Feith si përfaqësues të posaçëm të BE-së në Kosovë.

Shekulli


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.