Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ekonomia dhe Biznesi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=8)
-- Rritje i cmimit te energjise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15445)


Postuar nga THe_AnSwEr datë 17 Shkurt 2008 - 08:09:

Çmimet minimale, thellohet kriza financiare

Rritja e çmimeve të energjisë është minimale dhe KESH rrezikon që të zhytet në një krizë të thellë financiare. Me këto çmime Korporata nuk mund të sigurojë energji pa kufizime për klientët e saj
Çmimet e miratuara gjatë ditës së djeshme nga ana e ERE nuk sigurojnë dot energji për furnizimin e vend, ndërsa mund ta agravojnë më tej krizën e thellë financiare në të cilën është futur KESH. Deklarata ka ardhur gjatë ditës së djeshme nga ana e Drejtorit të KESH, Gjergj Bojaxhi. “Ne kemi kërkuar që të ketë një rritje mesatare të çmimeve në 37% duke garantuar se me këtë rritje nuk do të ketë kufizime dhe të gjithë konsumatorët do të furnizohen pa ndërprerje. Por ERE në vendimin e saj nuk ka marrë parasysh operimin e kompanisë në treg, por ka përfshirë në këtë vendimmarrje edhe pasojat sociale, duke e rritur çmimin e energjisë vetëm me 18%”,- tha Bojaxhi. Nga ana tjetër deputeti socialist Andis Harasani, që ka qenë njëkohësisht edhe ish-drejtori i KESH, thotë se rritja e çmimeve të energjisë do të varfërojë më shumë shqiptarët. “Rritja e çmimeve është kthyer në një fenomen të ditës dhe kjo po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët”, - tha Harasani. Rritja e mesatare e çmimit të energjisë, sipas ERE, për vitin 2008 do të jetë 18%, ndërsa çmimi mesatar 8.46 lekë për të gjithë energjinë e shitur nga KESH. Sipas kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, rreth 76 për qind e familjeve në vend nuk konsumojnë më shumë se 300 kilovat/orë energji në muaj. Një shifër e tillë, e përkthyer në para, do të thotë 25 mijë lekë të vjetra në muaj. Megjithëse duket se është e vështirë të besohet se 76 për qind e familjeve shqiptare kanë këtë nivel konsumi, rritja e çmimit vlerësohet se do të jetë një barrë e rëndë për ekonominë, në një kohë që krizat e çmimeve të importit kanë dhënë efektet kryesore.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.