| Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Shperthim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15563)
Kjo eshte me te vertete nje tragjedi. Jo vec per ata qe humben jeten por dhe per ata qe lane pas, per familjet qe tani nuk kane me te dashurit e tyre. Eshte nje tragjedi per ne si popull sepse dita dites kemi deshmine qe jetojme ne nje shtet fantazme, ne nje sistem shoqeror qe korrupsioni e ka brejtur deri ne palce e ne emer te interesit e parave eshte gati te sakrifikoje dhe jete njerezish.
Nese eshte e vertete qe per cmontimin e ketyre armeve eshte perdorur personel i pa trajnuar, bile dhe i nje moshe fare te re eshte me te vertete nje paturpesi .
Ku eshte pare e degjuar qe procesi i çmilitarizimit e çmontimit të kryhet pa mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të Forcave të Armatosura?
Doreheqja e ministrit Mediu eshte minimumi, ajo qe prisja ishte ajo e Berishes sepse ai si kryeminister ka drejtperdrejt pergjegjesi per keq funksionimin e aparatit te tij qeverises e kjo ngjarje eshte me te vertete dicka e rende.
Kjo eshte Shqiperia qe do te hyje ne Nato, qe do te ndertoje centralet nukleare ? Jemi me te vertete per te ardhur keq, kemi nje Don kishot qe na drejton e derisa te arrije dita qe te na fshijne te gjithe nga faqja e dheut per kete njeri gjithcka shkon mire. Dhe ne kemi pjesen tone te fajit, nuk mundet te vazhdohet me keshtu.
| Gjithsej 23 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit » Trego 23 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.