Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Mesimi i gjuhes shqipe jasht atdheut ..... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=158)
Problemi që ju ngrini është vërtet serioz. Nëse nuk do të veprohet në këtë drejtim atëherë rreth 600.000 shqiptarë që ndodhen jashtë Shqipërise pa përmendur këtu vëllezërit tanë kosovarë dhe shqiptarët e Maqedonisë do të shkëputen krejtësisht nga lidhjet me vendin e tyre dhe kulturën. Interneti na jep mundësi që të shpërndajmë aq sa mundemi nga kultura shqiptare. Ka shumë faqe interneti që kush më tepër kush më pak sjellin kontributin e tyre në përhapjen e kulturësh shqiptare. E keqja në këtë inisiativë të mirë sepse shpesh bëhen diskutime të pabazuara dhe hidhen hipoteza apo ide të pabazuara edhe në ndonjë rast të gabuara. Kjo vjen sepse faqet e internetit janë pothuajse të gjitha faqe individuale dhe amatore.
Si mund të rregullohen???
Ka shumë mundësi për të bërë këtë. Mundësitë që ofrojnë forumet janë pikërisht ato që mund të jenë rregullues të këtij sistemi. Vizitorët që janë kopetent në drejtime të caktuara mund të shprehi vërejtjet e tij apo të sjelli fakte debatuese për përmirësimin e këtij shërbimi. Zakonisht një komunikim i tillë është i mirëpritur nga faqet e internetit shqiptar. Pra nëse çdokush prej nesh sjell eksperiencën e tij sherbimet që ofrojnë faqet e internetit bëhen më të qëndrueshme, më të vërteta dhe më të dobishme.
Këtë kemi në dorë të bëjmë nëpërmjet internetit. Përsa i përket botës reale e cila është më funksionale në këtë drejtim, prindërit duhet të qëndrojnë më afër fëmijëve në formimin e tyre kultural. Duhen shtyrë fëmijët të lexojnë libra shqip, të dëgjojnë histori shqiptare etj etj. Përveç kësaj arsimtarët që ndodhen në mërgim mund të krijojnë në komunitetet pranë tyre kurse për fëmijët shqiptarë. Sadopak të jetë një kontribut i tillë gjithësesi do të jetë një kontribut pozitiv dhe i domosdoshëm për mbajtjen gjallë të kulturës shqiptare.
Qeveria mund të bënte shumë në këtë drejtim, por të gjithë e dimë vullnetin negativ që politikanët shqiptarë kanë për çështje të tilla. Është bërë ndonjë përpjekje e këtij lloji këtu në Itali. Një komunë ka hapur një kurs me një pedagog shqiptar. Iniciativa të këtij lloji janë më tepër politike dhe zhurmëmadhe sesa funksionale. Nuk e zgjidh problemin një kurs, duhen me qindra kurse të tilla edhe në disa vende të ndryshme të botës, dhe ky problem duhet të zgjidhet shpejt në mënyrë që fëmijët tanë të mos brumosen me kulturën e huaj, sepse atëherë do të jetë tepër vonë për të bërë riparime
Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.