| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Verior Dhe Verilindor i Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1747)
ALPET SHQIPTARE
Popullimi
Alpet kani mjedis shume te ashper, por megjithate, duke afruar mundesi zhvillimi, ato kane qene banuar qysh heret. Alpet, ne pergjithsi, jane dalluar per shtimin e madh te popullsise. Ne dhjet vjeteshin e fundit ritmet e shtimit te popullsis jane ulur si pasoje e largimeve te shumta te popullsis drejt rajoneve fushore dhe qyteteve te medha te vendit. Sot ne Alper jetojne rreth 82000banore, kurse dendesia mesatare e kesaj popullsie eshte 37banor per km². Banoret dallohen per shtatin e larte. Duke qene mjaft te izoluar, ata ruajn shume zakone dhe tradita nga e kaluara.
Ne Alpe numerohen rreth 110 vndbanime fshatare, te vogla dhe te shperndara. Ato jane te vendosura kryesisht ne luginat dhe shpatet e tyre, ku ka patur me teper mundesi per toka te punueshme. Banesat e tyre jane ndertuar prej guri, ne trajten e kullave dhe me cati shume te pjeret, per mos te mbajtur deboren e shumte qe bie ne dimer.
Veprimtaria ekonomike
Veprimtaria ekonomike e popullsise eshte perqendruar ne bujqesi, vecanrisht ne prodhimin e misrit, dhe sidomos ne blegtori. Fermeret e punojne token kryesisht per konsum vetijak, kurse prodhimet blegtorale te te imtave jane me te shumta. Frutikultura e kufizuar kryesohet nga geshtenjat, kumbullat dhe mollet.
Pasurit pyjore ofrojne mundesi te mira zhvillimi. Natyra me bukuri te ralle, klima e shendeteshme, ajri shume i paster, trashesia e madhe e debores dhe traditat e pasura te popullsis ofrojne mundesi shume te medhe per zhvillimin e turizmit te gjelber dhe malor. Ky zhvillim do te behet realitet kur te ndertohen rruget dhe objektet e tjera turistike.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.