Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nje dite ne Davidoff (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17540)


Postuar nga Fajtori datë 23 Dhjetor 2009 - 16:05:

2
Në një mëngjes të tillë ç'të bësh më mirë,
Se sa të shkosh në klubin "Davidoff"?
Të zësh një kënd mu te qelqnajë e ngrirë
Dhe mendjen mundësisht ta çosh në off.

Në kafene ka për çdo punë një qasje,
Të tillë që kurrkënd nuk e gjen dot.
Për tri mijë euro porosit një vrasje,
Për katër mijë, titullin vikont.

Për gjithçka flitet, pronat, asgjëkundin,
Çmimin Nobel a një veturë të re,
Për zgjedhjet dhe dekretet krejt të fundit
Të zotit president me emër hebre.

Flitet për mllefe, për kupën që u mbush,
Për Jezu Krishtin a ndjesën fill pas kobit.
Në njërën nga tryezat shpall dikush
Një skicë të re të historisë së kombit.

Pas tij, kur etërit tanë një vjeshtë dolën për pre,
Një shkabë rrëmbyen në trojet e mëdha.
Më lehtë u merrje shpirtin se atë shpend,
Ndaj bota u lodh e shkabën ua la.

Krenarë që Romën e Bizantin zhvatën,
Jo një kasolle vllahu në Ballkan,
E vunë në flamur të tyre shkabën
Dhe bij të saj u shpallën anembanë.

Kështu në kafene kjo punë merr qasje
Me "kundra" e "pro" të bujshme, natyrisht.
Okej, për tri mijë euro, thotë vrasësi,
Për dukën dhe dukeshën bashkë, dyfish.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.