| Forumi Horizont | Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Soneti (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17703)
Soneti
Fjala “sonnet” vjen nga gjuha Occotane, e cila ishte gjuha qe flitej ne jug te Frances, Italise dhe pjesen veriore te Spanjës. Kjo gjuhë fillimet e saj i pati si një dialekt neolatin dhe kishte karakter romantik, perdorej ne rrethe te caktuara dhe krejtesisht me ngjyrime poetike. Me kete jane shkruar trobadurat e para dhe poezi te ngjashme me sonetin, poezi qe kendoheshin te shoqeruara me nje vegel muzikore zakonisht me korda.
Shume autore mundohen ose kane deshire, qe te gjejne rrenjet e sonetit tek pushtuesit arabe te ketyre rajoneve, ndersa eshte shume e rendesishme, qe te thuhet se, te njejtat elemente araboide, jane gjendur tek romaket e lashte, apo edhe greket antike, te cilet kane pasur nje zhvillim krejt natyral te kesaj forme artistike te shprehuri.
Greket antike e levronin poezine, si formen me sublime te te shprehurit te mendimit, por edhe e studionin thelle menyren dhe format e saj te te shprehurit, karakterin filozofik te saj dhe lidhjet me intimën e njeriut. “Poetika” e Aristotelit eshte nje studim i tille voluminoz qe akoma habit shkencetare e linguiste kudo ne bote. Poezia ne Greqine e lashte kendohej, shoqerohej me kor ose edhe me vegla muzikore. Edhe ne Romen e Lashte, ku u vazhdua tradita greke e poezise, veprohej ne te njejten menyre: poezia shoqerohej me vegla muzikore, te cilat ose krijonin nje sfond te kendshem per fjalen e recituar, ose shoqeronin tekstin ne vije melodike.
Autore te ndryshem shqiptare jane perpjekur te shqiperojne fjalen “sonnet”. Ajo eshte shqiperuar si kenge e vogel, ose kengeze, por sic duket kuptimi me i perafert eshte, “tingellimë”, pra serisht nje fjale qe ka te beje me elementin muzikor te bashkangjitur atje.
Forma fillestare e sonetit ishte nje shtrirje cargo në njëmbëdhejtë-rrokësh dhe me strukturën e rimave: kuatretet abab/abab dhe të tercetave: cde/cde. Keto forma kane lindur ne Sicili dhe ne jugun e Italise ne formen me te plote qe njohim sot, ne ate forme pra qe permbushin edhe kushtet shkencore per t’u quajtur sonet klasik. Pse pra ishte pikerisht Sicilia djepi i vertete i sonetit? Ka mjaft legjenda dhe mjaft histori te verteta te cilat nderthuren aq shume me njera tjetren, duke shkuar ne thellesine e koheve, sa njeriu duke u zhytur ne nje mjegull te tille fantazmagorike, parapelqen te qendroje e shijoje te bukuren, qe i del perpara dhe harron misionin per te cilin ishte nisur, pra zhbirimin e origjines se sonetit. I zhytur ne kete mjegull plot tinguj harmonish, ai harrohet si Odiseu tek Circia, dhe kur del prej andej merr me vete edhe pasionin e patrazuar, qe te mos e perdhose bukurine me terma shkollaresh mbi origjinat arabe (pushtuese) apo sulltano-fetare te ardhura nga shkretetirat.
Sigurisht qe kjo bote eshte zhvilluar nen ndikime te ndersjellta kulturash, por le ta leme djepin e virgjer te Dantes dhe Petrarkes te paprekur nga pasionet e acarta te neostudiuesve, dezertofile. Soneti nuk ka aspak esence arkaike ne brendesine tij. Duke qene se ai i kendon dashurise se lire, nuk mund te marre esencen nga nje bote e mjegullt, ku femra ishte sklave e burrit, dhe e mbulonte koken me carcaf, por sigurisht prej nje bote tjeter, ku ajo vete, skllaveron shpirtra dhe shkakton luftra. Kurorat e sonetit te Petrarkes dhe te Shekspirit, shkojne ne dobi te kesaj ideje. Nje burre i dashuruar shkruan pafundesisht per nje femer qe ai dashuron. Ne keto kurora fryn fllad lirie dhe aspak ere e verdhe shkretetirash.
| Gjithsej 10 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 » Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.