Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kupa e Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=169)
-- Kupa e Shqiperise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1808)


Postuar nga i_lire datë 23 Gusht 2003 - 22:30:

Shumë skuadra nuk dinë ende se ku do të luajnë

Kupa e Shqipërisë nis mes shumë pikëpyetjesh. Sot, nis zyrtarisht sezoni i ri futbollistik 2003-2004 me ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë shumë dilema janë ngritur me fillimin normal të tij, pasi shumë skuadra janë ende enigmë, si dhe nuk dihen saktë fushat ku do të luhet. Sektori i garave jep alarmin për zhvillimin normal të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Shkak për këtë shqetësim të FSHF-së janë skuadrat që do të marrin pjesë në këtë tur, të cilat përgjithësisht janë ato të grupeve A2, B1, B2 dhe kategoria e tretë. Pikërisht këto të fundit, duket se nuk kanë kushtet më minimale për të zhvilluar një ndeshje futbolli dhe prej ditësh kanë shqetësuar sektorin e garave. Shefi Hitaj, lidhur me këtë çështje shprehet se shumë ekipe, që do të luajnë ndeshjet e Kupës, nuk kanë as fushë dhe as kushtet minimale të kërkuara nga FSHF-ja për zhvillimin e një ndeshjeje. Në këtë kategori futen pothuajse të gjitha skuadrat e kategorisë së tretë, madje dhe nga kategorive më të larta. Një shqetësim tjetër i sektorit të garave është mosparaqitja e ekipeve në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Për këtë qëllim, Federata ka bërë gati një urdhër, që u është dërguar të gjitha skuadrave shqiptare në prag të sezonit të ri futbollistik, që starton sot më datë 20 gusht. "Nëse një ekip kushdo qoftë, nuk paraqitet për të zhvilluar ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë më datën 20 gusht, duhet t'i bëjë mirë llogaritë. Sipas rregulloreve të Federatës, ekipet të cilat mund të thyejnë vendimin, duke mos u paraqitur në fushën e lojës, në bazë të rregulloreve dhe vendimeve të komitetit ekzekutiv të FSHF-së, do të marrë dënimin shumë të rëndë", - është shrehur Hitaj. Dënimi mund të variojë nga një gjobë e rëndë e deri përjashtimin nga aktiviteti i sezonit futbollistik 2003-2004. Rreziku për dështimin e disa ndesheve të Kupës së Shqipërisë ekziston dhe vetëm dita e sotme do të tregojë realisht, nëse do të ketë ndeshje të anuluara apo jo.


  Gjithsej 17 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.