Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=295)
-- Fabula dhe Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18391)


Postuar nga Keni datë 07 Korrik 2011 - 07:08:

GOMARI DHE SAMARI

Një herë gomari
Ankohesh tek samari
“- Për mua as duan t’ia dinë
veç tek ty mirë duan të rinë
Ti për mua s’do t’ia dish
Se më vret e më dërmon
Veç me tët zot mos e prish
Pa për mua as që mendon
Dhe kur fajet i ke ti
Askush për mua s’do t’ia di
Shkopinjtë e shkelmat i ha unë
Unë e ha gjithmon drunë”
“- Po or vëlla nuk ke faj”
foli samari qetë qetë
“- Disa faje unë s’i laj
Kështu qënka ndërtuar kjo jetë”

Vlashi Fili 19 tetor 2004


  Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.