Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Si thoni ju:Cila eshte poezia me e bukur shqiptare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2965)


Postuar nga Shtojzovalle datë 30 Maj 2005 - 14:33:

ka shume e shume poezi qe te ndezin kockat, mua me se tepermi em pelqen poezia e Dritero Agollit:

"KUR TE JESH MERZITUR SHUME"

Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.