| Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Rajoni Juglindor (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3556)
Popullimi i rajonit juglindor
a) Popullimi i hershem dhe i vazhdueshem.
Rajoni juglindor ka popullim shume te hershem.
Ne shek. e fundit popullsia e ketij rajoni eshte shtuar me ritme te ngadaleshme. Ne menyre te vecante kjo dukuri eshte theksuar ne rrethet Korce, Kolonje, Devoll dhe pjeserisht Pogradec. Ne disa zona, si Voskopojam, Vithkuqi etj ka patur paksim te popullsise se tyre. Ne keto zona mbizotron popullsia me moshe te madhe.
Shtimi i vogel i popullsise eshte o lidhur me largimet jashte vendit para vitit 1945 dhe pas vitit1992, me largimin e popullsise ne zonat e tjera te vendit dhe ne pergjithsi me numrin me te paket te lindjeve. Ne te njejten kohe ka edhe rrethe si ai i Librazhdit dhe disa zona fshatare me lindje te shumta.
b) Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike.
Dendesia mesatare e popullsise eshte 17banore per km². Kjo dendesi ndryshon nga 17banor/km² ne zonat malore deri ne mbi 200banor/km² ne fushgropen e Korces dhe ne luginen e Devollit, ku ka kushte me te pershtateshme jetese. Ne fushegropen e Korces popullsia u rit sidomos pas bonifikimit te saj. Ne drejtim te zonave malore zvogelohet numri dhe madhesia e vendbanimeve. Kohet e fundit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati sa jane shpopulluar.Qendrat e banuara fshatare te Rajonit Juglindor, ne pergjithsi, jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane dhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Korces, lugines se Devollit, gropes se Pogradecit etj.), kurse ne rrethin e Librazhdit ka edhe fshatra te shperndare, ne te cilat banesat jane vendosur larg njera-tjetres.
c)Popullsi fshatare dhe qytetare.
Edhe ne kete rajon mbizotron popullsia fshatare, qe ze rreth 70% te popullsise, kurse, pjesa tjeter banon ne qytete. Perqindjen me te larte te popullsise qytetare ka rrethi i Korces kurse me te ulten, rrethi i Librazhdit.
Shtimi natyror i popullsise qytetare eshte i ulet. Dallohet Korca dhe Erseka. Ritja e popullsise se qyteteve eshte lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare malore.
Popullsia fshatare dhe sidomos ajo qytetare ka tradita te pasura kulturore, qe kane ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Per tu permendur jane perpjekjet per arsimin dhe shkollen shqipe (ne Korce u hap shkolla e pare shqipe me 7mars 1887).
Rajoni ka tete qytete: Korca, Pogradeci, Librazhdi, Perrenjasi, Bilishti, Maliqi, Erseka dhe Leskoviku. Nder to me kryesoret jane:
Korca eshte qyteti me i madhe i rajonit dhe nder qytetet me te medhenje te shqiperise. Ndodhet rreth 850m mbi nivelin e detit. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer. Ai eshte vendosur ne reze te kodrave qe ndodhen ne perendim te maleve te Moraves. Me pas qyteti u shtri ne drejtim te fushes. Korca i ka fillimet e veta ne kalane e shek. XV. U rit shume shpejt si nje qender qytetare pas renimit te Voskopojes. Ne te u zhvillua tregtia dhe zejtaria. Ne fillim te shek. XX Korca ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te te gjitha trevave shqiptare. Edhe me vone Korca u zgjerua dhe ne te u zhvilluan disa dege te rendesishme te industrise, si ajo tekstile, ushqimore, mekanike, elektrike etj. Ajo eshte nje qender e rendesishme kulturore dhe arsimore.
Pogradeci ndodhet rreth 700m mbi nivelin e detit, ne buzen jugore te liq. te Ohrit. Eshte bashki dhe qenderr e rrethit me te njejtin emer. Eshte ngritur ne nje vendbanim te lashte. Qyteti u zhvillua sidomos ne dhjetvjetshat e fundit si nje qender e industris se drurit, e industris ushqimore etj. dhe sidomos si qender turistike. Per bukurin e vecante, klimen e shendeteshme, traditen e pasur te gatimit dhe pastertin e mjedisit, ai pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj.
Bilishti, Librazhdi dhe Erseka jane qendra te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane dhe qendra ekonomike sidomos per industrin ushqimore.
Maliqi dhe Perrenjasi u u shendruan ne qytete me zhvillimin e industris ushqimore (sheqerit) tek i pari dhe te mineralit te hekur-nikelit tek i dyti.
| Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.