Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Kosova (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3862)


Postuar nga Keni datë 26 Janar 2004 - 03:42:

Popullsia dhe vendbanimet

Megjithse gjat 100 vjeteve (1880-1991) nga Kosova ka pasur shperngulje te medha, kryesisht te shqiptareve, numri i popullsis se saj eshte ritur rreth 8 here.
Shtimi me i shpejte i popullsise u vu re ne periudhen 1961-1991 kur popullsia e Kosoves eshte shtuar me 1 240 000 banore ose me 41 000banore ne vit, sepse shperngulja e shqiptareve per ne Turqi u nderpre dhe ritmet natyrore te shtimit te popullsise u rriten shume. Pas vitit 1991, ritmet e shtimit te popullsise jane zvogluar, si pasoje e ritjes se emigracionit te popullsise per shkak te dhunes se ushtruar mbi te nga regjimi serb dhe i zvogelimit te ritmeve te shtimit natyror te popullsis.
Me te populluara jane teritoret e rrafsheta dhe ato perreth qyteteve, kurse popullsi me te rralle, kane zonat kodrinore dhe malore, te cilat qe nga viti 1961 jane dhe burimi i eksodit te popullsise.
Popullsia e Kosoves eshte perqendruar ne 1445vendbanime, nga te cilat vetem 30 jane te tipit urban (qytete). Popullsia e qyteteve eshte rritur gjate tridhjet vjeteve te fundit, kryesisht si pasoje e ardhjeve nga fshatrat. Qytetet kryesore jane: Prishtina me rreth 200 000 banore, Prizereni dhe Peja me rreth 80 000 banore, Mitrovica e Gjakova me rreth 75 000 banore, Ferizaj e Gjilani me rreth 60 000 banore. Ne fshat jetojne rreth 60% e popullsise, por per shkak te kushteve te veshtira te jeteses, nje pjese e fshatrave, kryesishte te zonave te thella, kane prirje te shpopullohen.


  Gjithsej 8 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.