Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=168)
-- Kampionati i Maqedonise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4111)


Postuar nga qershor13 datë 30 Prill 2004 - 21:24:

Bashkimi pësoi humbje ndaj liderit.

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova në ndeshjen e javës së 26-të futbollit maqedonas, pas një jave që kishte bërë sukses të madh në Shkup, në terren nikoqir ngeli duar zbrazët. Lideri i renditjes, Pobeda, në maksimum i shfrytëzoi dy gjasat që i krijoi në pjesën e dytë të ndeshjes dhe erdhi deri tek fitorja. Së pari në minutën e 70-të të ndeshjes Georgiev, e sjelli Bashkimin në epërsi pas një kundërzbritje të mirë, kur doli sy me sy me Mijanoviq. Vetëm, një minutën më vonë Krstev, ariti të barazojë dhe ky ishte një "dush i ftohët" për kumanovarët, që tërë lojën e kishin nën kontrollë. Në minutën e 80-të të ndeshjes N.Zdraveski, skuadrës mysafire ia siguroi tri pikë të mëdha në këtë ndeshje e cila llogaritej derbi i javës. Futbollistët e Bashkimit, sërish po i përsërisin gabimet e ndeshjeve të mëparshme kur mbrojtja nuk po arrinë të kontrollojë vet vehten e veçanërisht në kundërzbritjet e skuadrave kundërshtare. Futbollisti shqiptar, Nuhiu ia ka siguruar fitoren skuadrës së tij Slloga Jugomagnat, me golin e shënuar në minutën e 80-të, në duel me Tikvesin.

Rezultatet e javës së 26-të:
Vardari - Maxhari S. 2-0
Cementarnica - Rabotniçki 3-3
Bregallnica - Sileksi 0-9
Tikves - Slloga 1-2
Bashkimi - Pobeda 1-2
Bellasica - Napredoku 0-1

Renditja
Pobeda 55
Sileks 52
Sloga 50
Vardar 47
Rabotnicki 47
Cementarnica 40
Napredoku 34
Maxhari 32
Bashkimi 28
Bellasica 27
Tikveshi 16
Bregallnica (D) 4 pikë.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.