Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Alternativat religjoze te Islamit. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4683)


Postuar nga Indrit datë 03 Prill 2004 - 00:35:

2-Ne aspektin Moralo-etik.

Ideali i edukimit dhe i miresjelljes ka qene dhe ka mbetur i shprehur ne te perceptuarit Islam te shoqerise, qe ka qe ka lene gjurme te thella edhe ne kulturen e tij shpirterore dhe matriale.
Morali i individit deshmohet ne bashkesi ku individi pohon dhe manifeston besnikerine dhe amanetin e tij ndaj Allahut dhe kete amanet qe ka pranuar ta zbatojene vetvete, familje dhe ne bashkesi.(shih suren ahzabe 72)
Motoja simbol e muslimaneve “jepi perparesi vellahut tend parpara vetes” hap nje kapitull te ri ne raportet ndernjerezore, gje qe konsiston ne ate se muslimanet cdo gje e mbeshtesin ne dashuri , harmoni, drejtesi, barazi , unitet, meshire dhe solidaritet te ndersjellte.
Kurani hedh poshte cdo kriter tjeter destabilizues dhe pagan, sic jane trajtimi ne baze te rraces,ngjyres, kombeve apo gjuhes.Islami vendos nje kriter te vlefshem per te gjitha hapesirat kohore dhe per te gjithe njerezit,kriterin e devotshmerise. “me te vertete me i miri prej jush tek Allahu eshte me i devotshmi”( huxhurate 13).
Pervec kesaj Islami ve ne veprim nje tjeter postulat me shume rendesi:”Urdheresa per te mire dhe ndalesa e se keqes” Tashme ne predikimet dhe mesimet Islame nuk mjafton vetem te besh mire, por duhet qe edhe te pengosh te keqen. Allahu i Madheruar thote: Dhe le te kete nga ju te atille qe ftojne ne te mira e qe kerkojne te behen pune te mira dhe te pengojne veprat e keqija.Ata do te jene te shpetuar”.(ali imran 104).
Ndersa profeti Muhammed a.s ka thene:”Kush nga ju sheh nje te keqe,le ta ndryshoje me doren e tij,e nese kete nuk mund ta beje, atehere me gjuhen e tij, nese edhe kete nuk mund ta beje atehere me zemren e tij, porse ky eshte imani me i dobet”.(muslimi).
Ky element i ri Islam ke pasur nje force te madhe krijuese sepse nuk eshte ndalur vetem ne besim, por edhe ne moralin ritual dhe ate personal.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.