Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=33)
-- LIDHJA E PRIZRENTI dhe efektet e saja.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4873)
Pak para se të fillonte Konferenca e Berlinit, Porta, për qëllime të vonesës së punës së konferencës, vendosi që t'i shfrytëzonte turbullimet nga ana e shqiptarëve dhe e zgjodhi Abedin Dino pashën minister të punëve të jashtme.
Përmes direktivave sekrete, Abedin Dino pasha i premtoi Lidhjes Shqiptae përkrahjen e plotë të Portës, në rast konflikti me Greqinë.
Në qershor 1880 ambasadorët e Fuqive të Mëdba u takuan në Berlin dhe përsëri u përpoqën ta zgjidhnin qështjen e kufirit ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.
Konferencës i arritën memorandume nga të gjitha anët e Epirit me kërkesa që të mos bënte aneksimin e tokave shqiptare.
Gjithashtu gjatë Konferencës së Berlinit, liderët myslimanë nga Janina e vizituan konsullin anglez dhe ia rrëfyen çështjen e tyre në tërësi.
Ata theksuan sidomos faktin se ekzistenca e tyre si komb varej nga vështirësitë aktuale. Në rast të përçarjes së vendit të tyre në Jug dhe Veri, ata do të humbin fuqinë e tyre për t'u bërë ballë sllavëve apo grekëve dhe do të binin nën sundimin e tyre, gjë që ata nuk e dëshironin fare.
Ata më tutje pohonin se do t'i mbesnin lojalë sulltanit, por nëse as ai s'do t'i mbronte, ata pa marrë parasysh këtë do të vazhdonin luftën tyre.
Si në konferencat e Prevezes dhe të Stambollit, po ashtu edhe në Konferencën e Berlinit punët u zvarritën.
Turqia ishtë e gatshme që ta bënte një lëshim të vogël në Thesali, por refuzonte t'ia bënte të mundshme Greqisë aneksimin e çfarëdo territori të Janinës.
Turbullimet shqiptare edhe një herë u shfrytëzuan si shkak. Pas bisedimeve të gjata, ambasadorët më në fund unanimisht vendosën lidhur me kufirin.
Ky vendim iu dërgua zyrtarisht Greqisë dhe Turqisë me 15 korrik 1880. Vija ishte në favor të Greqisë. Kjo ia dha Greqisë tërë Thesalin bashkë me Janinën dhe Mecoven. Grekët menjëherë e pranuan këtë vendim, kurse turqit e refuzuan.
Me 26 korrik 1880 Abedin Dino pasha në një mesazh dërguar Fuqive të Mëdha i refuzonte propozimet e tyre duke vënë në pah se humbja e një vendi aq strategjik siç ishte Mecova do të mundësonte atakimin e lehtë kundër Turqisë. Ai po ashtu pyeste se si ishte e mundur që shqiptarët ta humbnin Janinën, kryeqytetin e Shqipërisë së Jugut.
Masazhi përfundonte me një ftesë dërguar Fuqive të Mëdha që t'i fillonin negociatat me Portën për t'i zgjidhur problemet lidhur me kufijtë.
Abedin pasha dhe pronarët e tjerë si dhe Derebejtë e përkrahën vetëm integritetin e territorit të Perandonsë Osmane por jo edhe çështjen e pavarësisë së Shqipërisë. Qëllmi i tyre i vetëm ishte ruajtja e tokave të tyre. Ky nacionalist shqiptar bashkëpunoi me ata në Lidhjen e Prizrenit, ndërsa qellimet e tij ishin identike me qëllimet e Konstantin Kristoforidhit, i cili në një bisedë me Lord Ficmorisin në Stamboll, në korrik të vitit 1880 i kishte thënë: „kjo Lëvizje Kombëtare është një lëvizje shumë serioze dhe, megjithëse ende në fazën e saj të fillimit, ajo do të përhapet shumë shpejt. Derebejtë janë vetëm duke luajtur me këtë kryengritje, kurse dëshira e tyre është që të pengohet edhe më tutje supermacia e muhamedanëve dhe e sulltanit, dhe njëkohësisht që edhe një herë të arrijnë atë shkallë, në të cilën gjendeshin gjatë reformave të sulltan Mahmudit. Por qëllimi i vërtetë i Lëvizjes Kombëtare është shumë më i lartë dhe është tepër i fortë si për Derebejt, ashtu edhe për sulltanin. Ajo do t'ia linte sulltanit një pushtet të vogël dhe do t'ia hapte rrugën e formimit të një Shqipërie të Madhe... Kur e pa se Turqia nuk do t'ia dorëzonte territoret në fjalë sipas konferencës së ambasadorëve, Greqia filloi të përgatitej për luftë.
Karilaos Tricupis, kryeministër grek, fliste për nevojën e okupimit të viseve të caktuara për Greqinë.
Nga ana tjetër, shqiptarët ishin po ashtu duke u përgatitur për t'i ndihmuar Turqisë, po e kaluan kufirin grekët. Në një mbledhje të mbajtur në Gjirokastër, më 23 korrik Lidhja Shqiptare edhe njëherë e vuri në pah dëshirën e saj për formimin e një Shqipërie të pavarur.
Situata komplikohej gjithnjë e më tepër dhe bëhej më delikate, kurse Fuqitë e Mëdha mundoheshin t'i ngadalësonin grekët që nga ngutja të mos shkaktonin komplikime të rënda.
Turqit duke iu frikësuar ofensivës eventuale greke, kishin tubuar një armatë prej 30.000 ushtarësh në Thesali dhe Epir. Pos kësaj, turqit i armatosën edhe shqiptarët. Kurse grekët, nga ana tjetër, përpiqeshin t'i bënin për vete shqiptarët. Në fund të janarit të vitit 1881 në një pamflet të shpërndarë hidhej ideja për formimin e një shteti greko-shqiptar, bazuar në origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve. Në të njëjtën kohë shqiptarët dhe grekët u përpoqën të gjenin një gjuhë të përbashkët, por nga kjo nuk doli asgjë.
Në këtë moment Fuqitë e Mëdha intervenuan dhe u pajtuan që ta zgjidhnin çështjen e kufijve ndërmjet Turqisë dhe Greqisë në Stamboll, në konferencën e ambasadorëve të tyre. Ambasa-dorët filluan bisedimet e tyre më 20 shkurt 1881.
Greqisë nuk iu lejua prania në këtë konferencë. Pas vonesave të zakonshme, delegatët e Turqisë u takuan me ambasadorët me 7 ,mars.
Turqit përseri vunë në pah se nuk mund t'i dorëzonin Mecovën, Janinën dhe Prevezën duke sjellë si provë argumentet e përmendura më lart dhe vështirësit e dorëzimit të tokave shqiptare. Bisedimet vazhduan, por pa sukses, gjatë tërë marsit. Qëndrimi i Turqisë mbeti i pandryshuar. Dhe pastaj, papritmas, turqit me 23 mars e përfunduan këtë krizë me një propozim të papritur.
Ata pajtoheshin që t'ia jipnin tërë Thesalinë dhe një pjesë të Artës Greqisë, por pjesën më të madhe të Epirit duke i përfshirë këtu qytetet si Janina, Mecova do t'i mbanin brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Tani shtrohet pyetja pse pranoi Qeveria turke që ta dorëzojë këtë territor, mbasi gjatë tri viteve të fundit përkundër presionit të madh nga Fuqitë e Mëdha, nuk lëshonte pe.
Është fare e mundur që përleshjet ndërmjet shqiptarëve dhe turqëve që kishin filluar në Veri, bashkë me frikën se këto do të mund të shtriheshin edhe në Jug, në këto mënyrë Turqia ta humbte tërë Shqipërinë, e detyruan Portën që ta zgjidhte çështjen e kufijve në këtë mënyrë. Shkurt, derisa në fillim Lidhja e Prizrenit ishte një faktor negativ në përpjekjet e Greqisë për ta marrë Thesalinë dhe Epirin, në fund u bë faktor pozitiv duke e detyruar Turqinë që të lëshonte pe në favor të grekëve.
Gjithsej 6 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 » Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.